Shumë njerëz vuajnë nga e ashtuquajtura “frika dentare’’, e cila në disa raste merr formën e një fobie të vërtetë. Për të kapërcyer këtë problem, tashmë në klinkën tonë vjen në ndihmë “qetësimi i ndërgjegjshëm” ose (sedazioni koshient). Kjo është një teknikë e zhvilluar nga një dentist, Dr H: Langa, i Nju Jorkut, në ’30 të shekullit të kaluar, e përhapur, vetëm në 20-30 vitet e fundit në Evropë.

Ajo konsiston në thithjen e një përzierje të oksigjenit me oksid azoti (O₂ / N₂O – të ashtuquajturit gazi gazmor), i cili synon relaksimin dhe qetësimin e pacientit. Kjo teknikë nuk ka të bëjë me humbjen e reflekseve mbrojtëse (dmth aftësinë për të ruajtur në mënyrë të pavarur frymëmarrjen, për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate stimujve fizikë dhe komandave gojore), por thjesht ofron një gjëndje të relaksimit dhe kontrollon ankthin dhe frikën nga dhimbja gjatë proçedurave dentare.

Efekti është pothuajse i menjëhershëm: pacienti percepton një ndjenjë të qetësisë duke mbetur plotësisht i vetëdijshëm. Frika dhe tensioni kthehen në një ndjenjë të sigurie, koha kalon shpejt dhe ju keni mendime të këndshme.

 Kur seanca është e gjatë dhe efekti i gazit gazmor fillon e zhduket, pacienti është në gjëndje për të mbaruar proçedurën dentare, në kushte fizike dhe mendore normale. Kjo lloj metode është absolutisht e sigurt, sepse nuk shkakton alergji, nuk është toksike as ngacmues dhe nuk metabolizohet nga trupi, por thjesht eliminohet nëpërmjet frymëmarrjes.

Kjo metodë është e përshtatshme për të gjitha llojet e procedurave të dhëmbëve, si gjatë higjenizimit te gojës, mbushjet e dhëmbëve, trajtimet kanalare të dhëmbëve, ekstraksionet (heqjet) e dhëmbëve, kirurgji periodontale dhe implantet. Proçedura me sedacion koshient (gazi gazmor) është i përshtatshëm për pacientët e të gjitha moshave, përfshirë fëmijët që janë shpesh jobashkëpunues, veçanërisht pacientët me fobi nga dentisti dhe më kryesorja ka një përdorim të shpeshtë dhe të sigurt tek fëmijët me aftësi të kufizuara. Kjo lloj proçedure nuk është e rekomanduar në 3 muajt e parë të shtatzënisë, në pacientë që janë përdorues të medikamenteve antidepresivëve, në rastin e infeksioneve akute pulmonare dhe sëmundje të rënda mendore.

Përtej këtyre përjashtimeve, sedazioni koshient (gazi gazmor) është një teknikë absolutisht e përdorshme në stomatologji, të cilat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në marrëdhëniet  pacienti / dentist.