INOVACION DHE PROFESIONALIZEM per te rikthyer shendetin tuaj

Me qëllim shtimin e shërbimeve të asistencës fizioter­apike të nivelit të dytë dhe të tretë të ofruara në bazë të standarteve cilësore ndërkombëtare në zonën e Tiranës, dhe të përmirësimit të nivelit teoriko-praktik të fiziotera­pisë në Shqipëri, OJF Dokita dhe fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” me bashkëfinancimin e Kooperacionit Italian, kanë krijuar më 2005 Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekë­sisë Sportive “QRMS”, me qëllim: ngritjen në Tiranë të një qendre didaktike për rehabilitim e cila të veprojë me një rreze më të gjërë veprimi e cila përfshin formimin e fizioter­apistëve, ofrimin e shërbimit të rehabilitimit deri tek ndërg­jegjësimi i specialistëve në këtë sektor mbi tematikat e lid­hura me rehabilitimin.

Qendra e Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive, inaugurohet me 3 dhjetor 2008, dhe bëhet pjesë e këtij shërbimi  më të avancuar të Kompleksit Spitalor Universitar “Zoja e Këshil­lit të Mirë”. Struktura në kompleks është 1.100m², një simbol i “rehabilitimit”, dhe u ngrit në një ndërtesë të vjetër të rikonstrukturuar me zgjedhje arkitektonike mjaft moderne! Hyrja të çon tek zona e recepsionit e programuar për pranimin e pacientëve dhe regjistrimin e prenotimeve për trajtim.

Një korridor i vogël lidh recepsionin me Sallën e pritjes rreth së cilës janë sistemuar kabinat për trajtimet, të pajisura për çdo lloj terapie rehabilituese.Me ndriçim natyral të prodhuar nga ndriçues të fuqishëm të cilët lejojnë kursimin e nevojshëm të energjisë, me një sistem që bashkëprodhon, ventilim dhe ngrohje të lid­hur me impiantet diellore. Në një distancë të shkurtër nga zona e kabinave është real­izuar një palestër e madhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet e ndryshme: parelele, shkalla për ngjitje dhe zbritje, shkalla Suedeze, etj.

Një zonë tjetër është e pajisur me të gjitha mjetet e gjimnastikës me pajisje për tonifikimin muskolar. Impjantet për trajtimin e ajrit janë ndërtuar për të ofruar rehatinë maksimale të mje­diseve dhe sistemi i ndriçimit është zgjedhur dhe pozicionuar në mënyrë që të evitojë çdo lloj shqetësimi. Rezultati përfundimtar i veprave ka arritur pritmëritë dhe qëllimet e vëna gjatë projektimit dhe sot, struktura na shfaqet si një pilastër i përsosmërisë së rehabilitimit. Qendra është një nga objektivat e programit të “Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjek­sisë Sportive” dhe ka parashikuar edhe përgatitjen e profesionistëve me një standart europian dhe ndërgjegjësimin mbi Fizioterapinë, me bashkëpunimin e Institucioneve të ndryshme akademike italiane, dhe deri më tani ka kontribuar në formimin e  studentëve të kursit të fizioterapisë dhe diplomimin e  profesionistëve dhe një rritje të ndërgjegjësimit mbi këtë temë nëpërmjet seminareve, konferencave, revistave dhe normativave ligjore.