Çfarë është kirurgjia ditore (day Surgery), e cila po aplikohet sot në botën perëndimore?

“Day Surgery” do te thote kirurgji ditore ne siguri te plote.

Day Surgery apo kirurgjia ditore është shërbimi më i ri në Poliambulancën “Atë Luigji Monti”, I cili vjen I perfaqesuar
me nje staf mjekesh profesioniste e te talentuar te drejtuar nga Kirurgu Prof. Francesco Rulli,dhe  Anestezisti Prof.Filadelfo Coniglione, qe ofron teknikat bashkekohore te anestezise (selektive dhe sedacioni).

Dr. Eliot Cule, mjek kirurg, i strukturuar në Departamentin e Shkencave Kirurgjikale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpjegon se me kirurgji ditore garanton siguri të plotë për disa ndërhyrje, të cilat janë të listuara. 
Day surgery nënkupton edhe benefit për pacientin. Kjo pasi, pacienti operohet paradite dhe mbas disa orësh mund të largohet në shtëpi, (gjithmonë kur gjendja post- operatore e lejon nje gje te tille). 
Anestezisti Prof.Filadelfo Coniglione, tregon se anestezia e përdorur (selektive dhe sedacioni) tolerohet mire nga pacienti, duke mos sjellë shqetësimet e zakonshme pas daljes së anestezisë (përzierjet- neveri). 
Poliambulanca “Atë Luigji Monti” vë në dispozicion të pacientëve Day Surgery, që njëkohësisht sjell ulje të kostos operatore, një ndër arsyet kryesore që shoqëria në ditët e sotme po drejtohet gjithnje e më shumë drejt kirurgjisë ditore.

Repartet qe ofrojne kirurgji ditore:

  • Endoskopia / Prof.Dr. Arvin Dibra
  • Kirurgjia Ortopedike  / Dr.Flamur Vellku
  • Kirurgjia Gjenerale / Dr. Eliot Çule
  • Kirurgjia Vaskolare / Prof.Dr.Edmond Kapedani, Dr.Paolo Brama
  • Kirurgjia Gjinekologjike / Dr.Denis Gjika
  • Kirurgjia ORL  / Dr.Mirjam Muçka
  • Kirurgjia Urologjike /  Dr.Gjergj Karamitri
  • Kirurgjia Orale  / Dr.Ermal Pashaj

Nderhyrjet  kirurgjikale jane:

  • Endoskopia:Polipektomia Endoskopike
  • Kirurgjia Ortopedike: Artroskopia,Cist radio carpal/tendinea ginochio,Epicondilit,Tunel carpal
  • Kirurgjia Gjenerale:Hernie Abdominale,inguinale,femorale,Fistula coxigeale/anale,Hemorroide,Kirurgji e gjirit,Lipoma,ciste,patologjite kirurgjikale te thoit etj..
  • Kirurgjia Vaskolare: Venat varikoze
  • Kirurgjia Gjinekologjike:Histeroskopia Operative,Polipectomia cerv.utero
  • Kirurgjia ORL: Cauterizzazione nasale, Septoplastica
  • Kirurgjia Orale:Sarpe,Graft kockor..etj

Mjeket

Eliot Çule
Eliot Çule