Pediatria është dega e mjekësisë që ka të bëjë me mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale të të sapolindurve, fëmijëve dhe adoleshentëve.

 

Pediatri është një mjek i specializuar në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e të gjitha problemeve dhe të gjitha sëmundjeve që mund të lindin që nga dita e parë e lindjes e gjatë gjithë viteve të zhvillimit të fëmijës.
Objektivat kryesore të specializuara të pediatrit mund të përmblidhen në pikat e mëposhtme:

• Ulja e vdekshmërisë foshnjore.
• Kontrolli i përhapjes se sëmundjeve infektive, sidomos tek të rinjtë.
• Promovimi i një mënyrë jetese të shëndetshme që nga vitet e para të zhvillimit, duke i mësuar pacientëve të vegjël se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për shëndetin e tyre.
• Planifikimi për një kurim të vecantë për pacientët e rinj me sëmundje kronike.

Është mirë që një prind të kërkojë një konsultë pediatrike, për fëmijën e tij, nëse ky i fundit është viktimë e një traume veçanërisht të rëndë,sidomos kur ai shfaq simptomat e një sëmundjeje infektive (fruthi, rubeola, lia e dhenve, shytave etj.), kur tregon sjellje të çuditshme ose vështirësi në kryerjen e lëvizjeve të veçanta, apo duket se vuan nga çrregullime mendore ose emocionale, ka sjellje të pazakonshme për moshën e tij etj.

Mjeket

  • E Hene – E Premte
  • Vizita Prenotohet
  • +355 4 22 23 906 / 22 32 021