Urologjia është një specialitet kirurgjikal që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve që përfshijnë rrugët urinare, si për meshkuj edhe femra, si edhe organet riprodhuese te meshkujve. Kjo është bërë  e mundur duke pasur një përqasje dhe njohuri të thella në fushat e mjekësisë interne, pediatrisë dhe gjinekologjisë.

Problemet me të cilat përballen më shpesh urologët janë:

• gurët në traktin urinar
• cistite intersticiale
• divertikula uretrale
• impotenca
• urinimi i pavullnetshëm
• steriliteti mashkullor
• infeksionet e rrugëve urinare
• hiperplasia beninje prostatike
• hipertensioni
• sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore
• keqformimet kongenitale të rrugëve genitourinare
• sëmundjet renale në fazat e avancuara që kërkojnë dializë ose transplantim
traumat në rrugët genitourinare
• tumoret e rrugëve genitourinare
• bllokim i rrugëve urinare
• varicocela

• biopsia transrektale e prostatës
• ekografia
• hulumtimi i zorrës së trashë
• test PSA
• urokultura
• urografi
Për të kontaktuar urologun, nuk është e nevojshme t’ju shfaqet një problem. Një vizitë nga urologu mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve të organeve genitale dhe të mbrojë seksualitetin. Për këtë ne rekomandojmë një vizitë gjatë pubertetit dhe çdo 1-3 vjet nga mosha 40 vjeçare e lart.
Një djalë i ri duhet të kontaktojë një urolog sa herë që ka të bëjë me kruarje, dhimbje, skuqje apo njolla në organet genitale apo simptoma të tjera që mund të jenë dyshim i një problemi në to.
Në rast të problemeve të traktit urinar, si burrat ashtu edhe gratë duhet të kontaktojnë një urolog në rastet e përsëritjes së shpeshtë të infeksioneve (me një frekuencë më të lartë se 3 herë në vit) ose simptoma të cilat nuk zhduken brënda 24-48 orëve të marrjes së antibiotikëve, në rast të dhimbjeve të vazhdueshme të fshikëzës, djegjes dhe nevojës për të urinuar shpesh pa qenë simptoma të cistitit.

Mjeket

Dr. Gjergji Karimitri
Dr. Gjergji Karimitri