Attività e Data Storica
- Nisma është pranuar nga Autoritetet shqiptare dhe me një vendim të Këshillit të Ministrave të 29/09/1993, i cili i ka dhënë Kishës Katolike truallin e spitalit dhe një godinë të pambaruar. Kisha Katolike i ka besuar Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”realizimin e projektit për ndërtimin e Spitalit me të njëjtin emër. Më 25 prill 1995 është vendosur guri i parë për ndërtimin e Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” me 200 shtretër, fillimisht i menduar për katër disiplinat Mjekësi, Pediatri-Kirurgji/Obstetri/Gjinekologji. Aktualisht nga ana e strukturës spitali ka përfunduar.
- Në fillim të 1995 është hapur Poliambulanca “Atë Luigji Monti”. Tani Poliambulanca ofron shërbime të ndryshme shëndetësore me rreth 40.000 vizita vjetore për shtresat e ndryshme të popullatës shqiptare. Qëllimi i përgjithshëm i Polambulancës është të marrë pjesë në përmirësimin
e shëndetit të popullatës së Shqipërisë, duke aktivizuar shërbime ambulatoriale diagnostikuese dhe kurimesh të nivelit të dytë. - Në 1997 janë diplomuar 25 infermierët e parë të Shkollës “Elena Gjika” në Elbasan, ku janë formuar infermierë profesionistë. Programet e njohura nga Ministria e Shëndetësisë Italiane dhe profesorët janë ata të Shkollës Infermierë të IDI-IRCCS të Romës, e cila gjatë këtyre viteve
ka mbështetur formimin e studentëve në përputhje me standartet evropiane. Në fakt një pjesë e këtyre studentëve është në strukturat italiane (Itali) ku punojnë si infermierë profesionistë. - Në 1998, i njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka filluar vitin e parë akademik Instituti i Kualifikimeve në Profesionet Shëndetësore “Atë Luigji Monti” pranë DOKITA-Shqipëri, ku do të zhvillohen kurse vjetore formimi për kryeinfermierë, obstetrikë, operatorë socialë, etj.
- Gjatë viteve 2000-2001 Qeveria shqiptare që ka mbrojtur nismën e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, i ka dhënë të njëjtit truallin për Spitalin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe truallin ku do të ndërtohet Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”.
- Me vendim nr. 567 të Këshillit të Ministrave i jepet Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” leja për të hapur Universitetin me të njëjtin emër.
- Më 1 nëntor 2004 fillon viti i parë akademik me Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë (Stomatologji, Fizioterapi, Shkenca Infermieriestike), Shkenca Politike dhe Ekonomike (Shkenca Politike, Ekonomi Nderrmarrjeje).
- Në 2005-2006 fillon Fakulteti i Farmacisë.
Fillimi i aktivitetit të Poliambulancës “Atë Luigji Monti” është një projekt senologjie, ku punojnë më shumë se pesëdhjetë persona ndër këta: mjekë, infermierë, personel administrativ dhe shëndetësor. Ajo përbëhet nga këta sektorë: Mjekësi e Brendshme, Kardiologji, Onkologji, Gjinekologji, Okulistikë, Dermatologji, Pediatri, Ortopedi, Nefrologji dhe ka në brendësi të saj një laborator Analizash optimal dhe një sektor diagnostike me imazhe.
Janë të regjistruar studentët e parë në Shkollën e Infermierëve Profesionalë “Elena Gjika” – Elbasan.
Në vitin 1997 diplomohen 25 infermierët e parë. Në vitin 2004-2005 shkolla futet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.Dhe deri tani vazhdon formimi i personelit të Poliambulancës “Atë Luigji Monti” në strukturat e IDI-it, Bambin Gesù, San Carlo, etj.
Ndihmesë aktive për të ndihmuar dhe mbështetur kosovarët e mbledhur në një kamp, të cilët janë mbështetur me projekte edhe më vonë në bashkëpunim me shoqatën Vullnetare DOKITA.
Gjatë vitit akademik shkollor 1998-1999 hapja e Institutit të Profesioneve Shëndetësore “Atë Luigji Monti” ku zhvillohen kurse për formimin ne sektorin shëndetësor, shoqëror dhe informatik. Në tetor 2004 njihet nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare ndihmesa e Motër Antonietta Bolcato si drejtoreshë e Institutit “Atë Luigji Monti” për formimin e infermierëve dhe operatorëve socialë. Me hapjen e universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, ky Institut ka hyrë në strukturat universitare.
Më 1 nëntor 2004 hapet zyrtarisht Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Më 21 janar 2005 përurohet zyrtarisht Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe zbulohet statuja “Himn jetës” në praninë e Rektorit të Nderuar Doc. Cesare Romiti, të Presidentit të Republikës Shqiptare, Alfred Moisiu, të Presidentit të Dhomës së Deputetëve Italianë Pierferdiando Casini, të autoriteteve kishtare italiane dhe shqiptare.
Në 2008 përurohet Klinika Stomatologjike, në praninë e Presidentit të Fondacionit ZKM Vëlla Ruggero Valentini. Klinika është fryt i ndihmës së çmuar të Provincës Autonome të Trento-s.
Më 28 qershor 2011 përurohet qendra e parë e Hidrokinezoterapisë në Tiranë pranë Qendrës së Rihabilitimit dhe Mjekësisë Sportive (CRMS) të Dokita.