Në pjesën e dytë të vizitës dermatologu do të shqyrtojë problematikat e lëkurës që kanë shtyrë pacientin të kryejë vizitën.Në rastet e një dyshimi në vendosjen e diagnozës dermatologu mund ti kërkojë pacientit tu nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme të tilla si:teste alergjie, te lëkurës, biopsi, ose analiza të gjakut,etj.
- Videodermatoskopia
- Patch Test,
- Krioterapia me azot të lëngët
- Peeling
- Biopsia e lëkurës
- Injeksione etj.
Në veçanti, në dhjetëvjeçarin e fundit, videodermatoskopia është afirmuar si një ekzaminim thelbësor joinvaziv për diagnozën diferenciale midis një nishani të zakonshëm dhe melanomës.
Për cfare shërben ky ekzaminim?
Patch testi lejon të dallosh dermatitet irrituese të lëkurës nga ato alergjike të kontaktit.
Ajo kryhet në një mjedis ambulator, duke aplikuar disa ankerplaste në lëkurën e pacientit, të cilat hiqen 48-72 orëve pas aplikimit.
Për të kryer patch testin janë përdorur panele të përbëra nga substanca të ndryshme,të cilat janë të gatshme si qeliza më vete të një materiali joalergjik,të fiksuar në një ankerplast që vendoset në
pjesën e kurrizit.
Pas 48-72 orë ankerplastet hiqen dhe dokumentohet prania e ndonjë reaksioni alergjik (dermatit) në
varësi te një ose më shumë vendeve të alergjizuara.
Ato janë pjesë e substancave të panelit, me të cilat më së shpeshti jemi në kontakt, të tilla si metalet (nikel, kobalt, krom, etj), ngjyrues (para-fenil-endiamina, kuqe, blu e sfokusuar , etj), substancat e pranishme në parfume ( balsam peru, përzierje parfumesh, etj), konservantë (kathon), medikamente (benzocaine, kortizon mix, neomicina), në produktet e gomës (thiuram), në kozmetikë (Parabens).
Gjatë kohës që bëhet patch-testi është e rëndësishme që të mos djersisni, mos e ekspozoni veten në diell dhe të tregohet kujdes të mos e lagni atë.
Kohëzgjatja e ekzaminimit është rreth 20minuta.
Mjeket
17:00-19:00
10:00-12:00 Java tek
17:00-19:00 Java çift
10:00-12:00