Si funksionon Hidroterapia?
Hidrokineziterapia shfrytëzon vetitë fiziko-kimike të ujit për synime terapeutike. Nje trup i zhytur nën ujë peshon rreth 90% me pak prandaj një person mund të bejë një seri ushtrimesh riaftesuese me pak sforcim. Hidrokineziterapia përdor vetitë e ujit në tre forma: trysnia hidrostatike, forca e Arkimedit, dhe resistenca.
Trysnia hidrostatike rrit trysninë abdominale, që nga ana e saj ndihmon proçesin e frymëmarrjes, sidomos nw nxjerrjen e frymws. Fluksi i gjakut venoz në gjoks rritet dhe si rezultat volumi për minutë i zemre rritet me 5-20%. Përmëtepër, trysnia hidrostatike stimulon receptorët e lekurës dhe mobilizon indet sipërfaqësore (lekura, indet adipose dhe muskujt).
Forca e Arkimedit, apo qëndrimi mbi ujë çbllokon gjymtyrwt, duke rezultuar në një liri më të madhe levizjeje, një sforcim muskulor më të vogël, ulje ose eliminim të dhimbjes gjatë lëvizjes.
Rezistenca e ujit rezulton në një levijze të ngadaltë dhe të vazhdueshem e cila vë në përdorim muskujt më shumë se sa jashtë ujit. Nëse shpejtësia në ujë dyfishohet, rezistenca e ujit katërfishohet, duke bërë që muskujt të punojnë më shumë, të rriten në masë dhe pacienti mund të kontrollojë më mirë lëvizjet.
Karakteristikat e Pishines.
Pishina në Qëndrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, me gjatësi 12m dhe gjerësi 2.5m, e ndarë në tre nivele thellësie, 60 cm, 120 cm dhe në atë maksimale180 cm, paraqet borde të ngritura, shkallë me mbështetje dhe një vinxh hidraulik që favorizon aksesin brenda saj, është e pajisur me mjete moderne të nevojshme për rehabilitimin në ujë.
Temperatura prej 32° i lejon strukturave vaskolarizimin të favorizuar nga nxehtësia, nxehtësia lehtëson oksigjenimin e indeve, favorizon rekuperimin e muskujve dhe parandalon si spasticitetin ashtu dhe ataket kardiake për të predispozuarit.
Impiantet e Trajtimit të ujit dhe ato termike janë konceptuar sipas teknologjisë bashkëkohore dhe garantojnë temperaturën dhe qartësinë e ujit, gradimin kostant të temperaturës së ambienti dhe ndriçimin e nevojshëm.
Si të përgatitemi për në pishinë
Duhet të jeni të paisur me rroba banje, kufje, shapka dhe peshqir, përpara se të futeni në vaskë është e domosdoshme të kenikryer nje dush në ambjentet e posaçme të struktures si dhe zhbrazjen e fshikëzës, famijet duhet të portori panolina që i rezistojne ujit.
Kujt i drejtohet
Hidrokineziterapia ka një indikim të gjërë si në patologjitë neurologjike, ortopedike, reumatoligjike, traumatologjike, pneumo-kardiologjike, miopati, distrofi, dhimbje mesi, alterime post kirurgjikale, frakturatdhendrydhje,Paralizat cerebrale infantile, ataxia, sindromadoën, paralizatobstetrike, displazia e ankës.
Kunderindikime
Fizioterapia në ujë nuk këshillohet ne rastet kur ka: inkontinence urinare dhe fekale, infeksione kutane dhe mykoza, insufiçence kardiake, flebite, plagë të hapura, hiper-tension arterial dhe aritmite.

  • Teknikat e rehabilitimit
  • Teknikat e relaksimit muskulare.
  • Teknikat e rimforcimit te muskujve.
  • Levizshmeria e artikulacioneve.
  • Teknika për te inkurajuar ekuilibrin dhe kordinimin.
  • Teknika noti në fushën terapeutike