Ortodontia Interceptive është ajo fushë e stomatologjisë qe konsiston ne diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e keqkafshimit, i cili manifestohet si anomali e zhvillimit dhe pozicionimit te nofullave dhe /ose te dhembeve në denticionin miks. Kjo ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi si funksion parandalues tek  disa tipe të keqkafshimeve të diagnostikuara në moshën 8-9 vjecare si:

kafshime të kryqëzuara anësore dhe/ose ballore dhe të shoqëruara me një rritje të ngadaltë të maksilës, kafshim i thellë, zhvillim jo i mjaftueshëm i mandibulës të shoqëruar  me avanzimin përpara të maksilës ose kur harkata superiore ndodhet shumë e avanzuar në krahasim me harkatën inferiore. Ortodontia interceptive ka një rezultat shumë të lartë kur fëmijët kanë ende dhëmbët e qumështit krahasuar kjo kur atyre ju dalin dhëmbët e përhershëm. Kjo do të thotë që  problemi jo vetëm bëhet më i vështirë por ndodh që dhe të mos jetë i zgjidhshëm plotësisht. Qëllimi i terapisë interceptive është korrigjimi i keqkafshimit me komponent skeletrik, i cili në moshën që fëmija është ende në zhvillim riekuilibron rritjen dhe në të njëjtën kohë thjeshtëson trajtimin në denticionin e përhershëm.

Pse është e rëndësishme të jesh në një trajtim ortodontik?

Një pozicion i duhur i dhëmbëve  është baza e mirëqënies dhe e shëndetit për të gjithë komplesin stomatonjatik (dhëmbë dhe gojë) në nivelin  estetik dhe funksional. Në fakt vendosja e maksilës dhe e dhëmbëve influencon drejtpërdrejtë në pozicionimin e buzëve dhe estetikën e buzëqeshjes.

Të korrigjosh një keqkafshim, është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e pacientit, por edhe për të pasur një gojë të bukur që ka një impakt social të rëndësishëm në ditët e sotme.

Ortodontia tek fëmijët në rritje ndihmon në reduktimin e kohës së trajtimit të vonshëm, të promovoj kafshimin e duhur, të zvogëlojë inçidenzën e kariesit, të parandaloj prezencën e dhëmbëve shumë afër njëri me tjetrin, ose të mungesës së daljes së një dhëmbi, të parandalojë traumat dentare, të evitoj prezencën e infiamacionit në aparatin mbështetës te dhëmbit, të parandalojë dhe të eliminojë frymëmarrjen jo normale dhe të eliminojë veset e këqija si thithja e gishtit ose e bibironit. Këto të fundit së bashku me alternimin e funksionit të aparatit stomatonjatik ndikojnë negativisht tek zhvillimi i bazave kockore, pozicionimi i dhëmbëve dhe tek zhvillimi i strukturës së fytyrës.

Kur është e këshillueshme për të bërë vizitën e parë ortodontike ?

Vizita e parë është e këshillueshme nga mosha 3 deri në 6 vjec, kur dhëmbët e qumështit janë akoma të gjitha prezente në gojë. Vizita është e rëndësishme sepse ka për qëllim të përcaktoj problematikën në nivel dentar dhe/ose skeletrike të cilat mund të korrigjohen thjeshtësisht gjatë kohës së rritjes. Ky princip është i rëndësishëm për çdo ndërhyrje, sepse të parandalosh është më mirë se të kurosh. Kjo tregon  rëndësinë që ka konsulta e hershme e fëmijës te mjeku stomatolog   për të parë nëse ka një harmoni të mirë ndërmjet komponentëve muskul-skeletrik dhe dhëmbëve të cilat përbëjnë arkitekturën e aparatit stomatonjatik.

Në cilat raste është e nevojshme të çosh fëmijën te ortodonti?

Rëndësia e ndërhyrjes varet nga mosha e fëmijës dhe zhvillimi i tij. Pikërisht sepse dentatura është në zhvillim të vazhdueshëm, vlerësimi nga ortodonti duhet të jetë i përsëritshëm në intervale të vazhdueshme. Eshtë e këshillueshme që fëmija të jetë nën kontrollin e ortodontit çdo 12 muaj.

Eshtë e rëndësishme të jesh nën kontrroll të vazhdueshëm?

Kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme në kohë dhe duhet të jenë vjetore. Në të ardhmen, në fakt është e rëndësishme të ndjekësh një diagnozë të hershme të anomalive të dhëmbëve permanent dhe të kontrollosh hapësirat e harkatave dentare, duke patur paraysh që dhëmbët e qumështit jo vetëm kanë funksion të kafshojnë, por shërbejnë edhe si “ruajtës” të hapësirave dhe ndjekin rritjen e dentaturës së përhershme.

Cfarë është një keqkafshim? Cilat janë shkaqet ?

Keqkafshimi është një bashkim jo korrekt statik dhe dinamik i dy harkatave dentare.

Mund të përcaktohet si një kompleks i alternimit skeletrik muskular dhe dentar që garantojnë harmonin dhe një funksion të mirë të aparatit stomatonjatik. Shkaqet janë të ndryshme dhe  mund të jenë të karaterit të trashëgueshëm ose ambiental. Keqkafshimi mund të jetë shprehje për keqformimin me origjin gjenetike ose shkak i një embriopatie të përcaktuar nga faktorët jo të trashëgueshëm si psh: medikamente, lëndët toksike, radiazionet dhe agjentët  infektive.

Si klasifikohen keqkafshimet ?

Keqkafshimet mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme:

  1. Klasa I:

    Raporti korrekt ndërmjet maksilës dhe mandibulës. Në këtë rast problemi është ekskluzivisht dentar, i përcaktuar psh nga protrusioni, grumbullimi  apo rrotullimi i dhëmbëve.

  1. Klasa II:

    Në këtë rast mandibola është e pozicionuar mbrapa ose maksila rezulton përpara ose mund të jenë prezente të dyja rastet njëkohësisht.

  1. 3. Klasa III:

    Në këtë rast mandibula është e poicionuar përpara ose maksila rezulton mbrapa ose janë prezente të dyja rastet njëkohësisht.

  1. Kafshimi i hapur:

    Në kafshim dhëmbët e prapme janë në kontakt, ndërsa dhëmbët e përparme janë të distancuara nga njëra tjetra.

  1. Kafshimi i thellë:

    Inçisivët e sipërme mbulojnë më shumë seç duhet ata të poshtmit.

  1. Kafshimi i kryqëzuar:

    Disa dhëmbë të harkatës së sipërme mbyllin më në brendësi në krahasim me dhëmbët respektiv të poshtëm, duke shkaktuar shpeshherë një devijim të mandibulës dhe një asimetri të fytyrës.

  1. Mungesa e hapësirës:

   Në këtë rast dhëmbët janë të mbivendosura ose jo të vendosura në mënyrë të drejtë. Kjo ndodh pasi kemi nje moskoordinim ndërmjet madhësive të dhëmbëve me bazat e tyre kockore.

Në përgjithësi, kur verifikohet kjo lloj situate, dhëmbët nuk gjejnë hapësirën e duhur për “ të dalë në harkatë” dhe është e rëndësishme një trajtim specifik për të bërë të mundur daljen e drejtë të dhëmbëve.

Vizita e parë

Në vizitën e parë është e rëndësishme të mbledhësh të dhënat diagnostikuese paraprake për të përcaktuara një trajtim ortodontik të nevojshëm. Të dhënat paraprake përfshijnë historinë mjek/dhëmbë, ekzaminimin klinik dhe nqs është e nevojshme grafin e dhëmbëve dhe e strukturës të kockave të kranios. Të dhënat diagnostikuese të plota përfshijnë foto të fytyrës dhe të dhëmbëve, modeli i dhëmbëve në allçi ndiqet për të zhvilluar një plan trajtimi për çdo pacient.

Konsultimi

Pasi mjeku ka studjuar dhe vlerësuar me kujdes të dhënat e pacientit, diskuton planin e trajtimit të tij në detaje, për sa i përket aparatit ortodontik, kohës se trajtimit dhe kostos biologjike dhe ekonomike.

Ortodontisti do të shpjegoj :

  1. Pse  pozicionimi i dhëmbëve është ndryshe nga pozicionimi i duhur  
  2. Cfarë përfitmesh do keni nga trajtimi dhe koha që duhet të filloni
  3. Trajtimet e ndryshme të mundshme
  4. Koha e trajtimit
  5. Cdo kosto që mund të përfshihet

Kostoja e trajtimit varet nga problematika e pacientit dhe plani i trajtimit që do të ndiqet. Për këtë informacion do ju informoj më me detaje sekretaria jonë, pasi do të jetë gati plani i trajtimit. Pagesa në përgjithësi mund të bëhet e plotë ne fillim te trajtimit ose gjatë kohës së terapisë.

Takimet e rregullta

Takimet për montimin e aparatit (braketat, zgjeruesin, etj…) zakonisht kërkojnë një hapsirë kohore prej një ose dy orë. Më pas duhet të vijnë për kontrolle në intervale kohe të rregullta që shkojnë nga 4 në 8 javë për të aktivizuar aparatin dhe për të vlerësuar ecurinë e trajtimit ortodontik. Këto takime kërkojnë nga disa minuta në gjysëm ore dhe ne bëjmë të pamundurën për të qënë korrekt me orarin si dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga ana e pacientit. Nqs nuk mund të respektohet orari i takimit, ju mundet të na i bëni të ditur më parë, pasi kështu hapet hapërira për një pacient tjetër dhe të vendoset një orar sa më të afërt për ju.

Terapia e zgjerimit te nofulles se siperme:

  • Nofulla e siperme tek nje pacient ideal duhet te mbuloje nofullen e poshtme si “kutia me nje kapak”.Kur ky rregull nuk realizohet kemi te bejme me keqkafshime ose malokluzione ne planin trasversalNofulla e siperme me e ngushte se sa nofulla e poshtme eshte nje fenomen shume i hasur sot ne bote si tek pacientet e vegjel ashtu edhe tek pacientet e rritur.Terapia e zgjerimit te nofulles se siperme ne nivelin ortopedik realizohet vetem ne moshen e femijerise ndersa ne moshe madhore mund te harmonizohen nofullat duke ndryshuar inklinimin e dhembeve .

Zgjerues i shpejtë i maksilës

Ne rastet kur pacienti eshte ne faze rritje dhe nofulla e ngushte vjen si pasoje e nje rritje deficitare te qiellzes na vjen ne ndihme zgjeruesi i shpejte i cili ka per qellim te zgjeroje bazen kockore te nofulles se siperme.

Kohezgjatja e trajtimit eshte 6-8 muaj.

Përbërja

Perbehet nga nje vide dhe dy unaza te cilat ankorohen ne dhemballet e pare te nofulles se siperme.

Avantazhi

Eshte nje aparat fiks i tipit ortopedik, zgjidh problemin ne themel. Rreth 80% e rasteve te pacienteve me nofull te siperme te ngushte vijne si pasoje e nje baze kocokere te pazhvilluar.

Permirson rruget e frymemarrjes.

Pacienti pershtatet lehtesisht me aparatin.

Quad Helix

Eshte nje aparat qe ka per qellim zgjerimin e harkut te dhembeve dhe perdoret kryesisht kur pacienti esht e i rritur ose edhe kur pacienti i vogel ka nje nofull te ngushte si pasoje e nje perkulje nga brenda te dhembeve te nofulles se siperme.

Kohezgjatja e trajtimit eshte 6-8 muaj.

Përbërja

Eshte i perbere nga nje tel celiku me kater helika dhe 2 unaza qe ankorohen ne nivelin e dhemballeve te para te nofulles se siperme.

Avantazhet

Eshte aparat i thjeshte , fiks dhe i padukshem

Quad Helix me Griglia

Eshtë një aparat që bën të mundur heqjen e veseve si thithjen e gishtit të madh ose gishtave të tjerë.Ne pergjithesi pacientet te cilet kane vesin e thithjes se gishtit paraqiten me nje kafshim te hapur dhe me nje nofull te siperme te ngushte.

Kohezgjatja eshte rreth 12-18 muaj.

Përbërja

Eshte i përbërë nga një tel çeliku me katër helika dhe 2 unaza që ankorohen ne nivelin e dhemballeve te para te nofulles se siperme.Ne uren e siperme midis dy helikave jane te vendosura tre ose kater fije metalike per te bere te mundur pengesen e vendosjes se gishtit dhe ekuilibrimin e gelltitjes.

Avantazhet

Eshte aparat i thjeshte , fiks dhe i padukshem. Ky aparat eshte mjaft efikas ne heqjen e vesit dhe ne mbylljen e kafshimit te hapur.

Aparati funksional sherben për të trajtuar fëmijët e rinj në moshë dhe adoleshentet te cilet paraqiten me  një protrusion të theksuar te nofulles se siperme krahas se poshtme.

Ne realitet  ky eshte nje efekt optik qe verehet sepse te gjitha keto raste rezultojne te tilla jo per shkak te nje nofulle te siperme te tejrritur por te nje deficiti rritje te nofulles se poshtme.

Aparati funskional stimulon  nofullen e poshtme te pozicionohet me perpara duke realizuar nje zgjatje te muskujve te cilet ne vetvete stimulojne rritjen kockore te nofulles se poshtme duke harmonizuar dy nofullat.

Aparati funksional qe ne perdorim ne keto raste quhet:

Twin Block

 

Ai bëhet me porosi në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për dhëmbët.

Eshtë i thjeshtë për tu vënë apo për tu hequr në rast se duhet pastruar ose gjatë vakteve

Stimulon rritjen e nofulles se poshte.

Përbërja

Perbehet nga dy komponente rezinoze te cilet gjate mbylljes se gojes stimulojne ardhjen me perpara te nofulles se poshtme

Avantazhet

Një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të korrigjuar protrusionet e theksuara

Trajtim i cili zgjidh problemin ne baze.

Eviton korrigjime te tipit kirugjikale kur pacienti eshte i rritur.

Eshte terapia tradicionale qe jemi mesuar te shohim sidomos tek adoleshente ( telat) , e cila aplikohet kur kemi prezencen e te gjithe dhembeve te perhershem ne arkata dentare.

Me ane te kesaj terapie jemi ne gjendje te permirsojme pozicionin e dhembeve ne brendesi te kockes dhe te krijojme nje funksion korrekt dhe njekohesisht nje buzeqeshje te bukur

Her pas here ne ndihme te kesaj terapia vijne aparatet aksesore te cilat sherbejne per te arritur spostime te konsiderueshme apo te te fikuar ne pozicion zonat dentare qe jane korrektesisht te pozicionuara.

Terapia fikse me braketa mund te realizohet me braketat tradicione metalike ose me braketa estetike.

Braketat metalike

Jane pllakeza metalike te cilat ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe nepermjet disa harqeve dhe lidhjeve bejne te mundur levizjen e dhembeve Kohezgjataje e trajtimit  eshte 18-24 muaj.

Përbërja

Braketat metalike kane perbeje kryesore celikun i cili eshte nje material i pershtashem nga fortesia dhe karekteristika e tjera per te lejuar nje mbarevajtje te procesit te levizjes se dhembeve.

Avantazhet

Braketat metalike jane te forta, nuk demtohen, nuk ndryshojne forme apo ngjyre ne kohe, lejojne zhvillimin e forcave te uleta te ferkimit , fenomen i rendesishem gjate drejtimit te dhembeve

Eshte nje  teknikë e provuar me një rezultat të parashikueshëm

Shumë e njohur në pacientët e rinj.

Braketat Qeramike

Qëllimi

Janë pllakeza trasparente qe sherbejne per te levizur dhembet dhe per te sjelle harmonine mes tyre, kane funksion te njejte me braketat metalike. Kohezgjataje e trajtimit  eshte 18-24 muaj.

Avantazhet

Avantazhi kryesore eshte estetika e larte, duke i bere te pershtatshme per pacietet e rritur te cilet e kane kete domosdoshmeri.

Terapi fikse me Braketa Linguale

Jane pllakeza metalike te cilat ngjiten në sipërfaqen e e brendeshme te dhëmbeve dhe nepermjet disa harqeve dhe lidhjeve bejne te mundur levizjen e dhembeve. Kohezgjataje e trajtimit  eshte 18-24 muaj.

Përbërja

Braketat metalike kane perbeje kryesore celikun i cili eshte nje material i pershtashem nga fortesia dhe karekteristika e tjera per te lejuar nje mbarevajtje te procesit te levizjes se dhembeve

Avantazhet

Duke qene braketa te vendosura ne pjesen e brendeshme te harkut te dhembeve bejne qe pacienti te kete nje estetike me te madhe pergjate trajtimit pasi jane te padukshme nga jashte.

Braketat metalike jane te forta, nuk demtohen, nuk ndryshojne forme apo ngjyre ne kohe, lejojne zhvillimin e forcave te uleta te ferkimit , fenomen i rendesishem gjate drejtimit te dhembeve.

Invisalign

Invisalign është një maskerine e padukshme  që ka formën e harkut të dhëmbëve dhe quhet  ALIGNER i padukshëm dhe i lëvizshëm i cili zëvendësohet çdo dy javë. Ka per qellim drejtimin e dhembeve dhe harmonizimin ndermjet tyre. Eshte nje aparature ideale per pacientet qe kerkojne nje estetike maksimale gjate tratimit dhe njekohesisht nuk duhet te realizojne levizje shume te medha.

Kohezgjataje e trajtimit  eshte 18-24 muaj.

Përbërja

Aligners janë maska ​​të vërteta plastike që do të aplikohen në te gjithe sipërfaqen e dhëmbëve tuaj

Avantazhet

Trajtimi me Aligner eshte i padukshem.

Levisja e dhembeve eshte e programuar ndermjet metodave kompjuterike 3 D.

Mund të shikoni proçesin në kompjuter dhe te jepni mendimin tuaj si e doni buzëqeshjen.

Trajtimi nuk kërkon një dietë të përcaktuar.

Aligners janë higjenike dhe është tjeshtezojne pastrimin e dhembeve.

Aparatet distalizuese.

Aparatet e ankorimit.

Minividat

Terapia distalizuese sherben per te pozicionuar me mbrapa dhembet e nofulles se siperme.  Ne shume raste vihen re paciente me dhembe te nofulles se siperme te dale perpara. Ortodontisti juaj me ane te nje studimi te detajuar te problematikes eshte ne gjendje te ju thote nqs nevojitet nje trajtim i tipit distalizues . Ky aparat shoqerohet me pas nga terapia fikse me braketa. Ai kryen levizje qe kane nje distance te konsiderueshme, te cilat terapia fikse me braketa e vemte nuk eshte ne gjendje te beje.

Per realizimin e ketij trajtimi nevojitet nje aparat distalizues i shoqeruar me vone me nje terapi me braketa fikse.

Aparati distalizues mund te jete i brenshem  dhe fiks ose i jashtem i levizshem

Aparati Pendulum (i brendshem dhe fiks)

-Qëllimi-

Ky aparat distalizon dhemballet kur kemi te bejme me malokluzion te klase se II ( Dhembet e siperme jane me perpara ne krahasim me ato te poshtem),  bëhet me porosi dhe vendoset ne nofullen e siperme.  Dhëmballët pozicionohen  mbrapa dhe krijohet hapesire e majftueshme per pozicionimin me mbrapa edhe te dhembeve te perparem.  Kohezgjatja e trajtimit eshte rreth  8 muaj .

-Pjesët përbërëse-

Përbëhet nga dy unaza metalike qe vendosen ne dhemballet e pare te siperme, nje pjese rezinose qe mbeshtet ne qiellze , sustat aktive qe ndihmojene ne pozicionim e dhemballeve nga prapa si dhe mbeshtetesit ne paradhemballe.

Avantazhet

Aparati Pendulum mund të kthejë një rast ekstraktiv në një rast jo ekstraktiv.

Aparati është i ngjitur dhe nuk mund të lëvizi.

Eshtë i përshtatshëm për fëmijët dhe të rriturit.

Terheqesi ekstra-oral (Headgear ose TEO)

Nje aparat i lëvizshëm që lidhet me pjesën e kokës ose të qafës për të shtyre dhemballet e para te nofulles se sipërme ne pozicionin e duhur. Ky aparat perdoret ne paciente me malokluzion te klases se II-te (dhembet e siperm jane te pozicionuar me perpara se dhembet e poshtem) dhe mund te vendoset tek pacient te vegjel dhe tek te rriturit me nje kohezgjatje rreth 12 muaj.

-Pjeset perberese-

Perbehet nga nje pjese e brendeshme e cila pozicionohet ne dy unaza te mbeshtetura tek dhemballet e par ate nofulles se siperme dhe me nje pjese te jashtme e cila kapet me nje sfungjer mbeshtetes reth qafes.

Avantazhet

Mund te ktheje nje rast me heqje ne nje rast pa heqje te paradhemballeve.

Mund te kontrolloje  rritjen e nofulles se siperme qe ne nje moshe te hershme.

Aparatet e ankorimit

Ne rastet kur duhet te drejtojme dhembet dhe hapesira qe nevojitet eshte teper e madhe mund te nevojitet te behen ekstraskione te dhembeve.

Hapesirat qe teprojne nga ekstraksionet sherbejne per te pozicionuar korrektesisht dhembet e tjere.

Ne keto raste terapia fiske me braketa mund te kete nevoje per aparat aksesore qe qeuhen aparatet e ankorimit ose minivida.

Keto aparate sherbejne per te fiksuar ne pozicion dhembet e prapern dhe njekohesisht si pike mbeshtetese tper te terhequr drejt hapesirave bosht dhembet e tjere qe duhen dretuar.

Keto aparate mund te perdoren edhe ne rastet kur dhembet e qumeshtit hiqen para kohe dhe duam te ruajme hapesiren per dhembet e rinj qe do dalin

Butoni i Nancit

Esht aparat ankorimi i cili perdoret per nofullene siperme.

Perberja

Perbehet nga 2 unaza te cilat pozicionohen tek dhemballet e pare dhe nje pjese rezinoze qe mbeshtet ne qiellze.

Harku Lingual

Eshte aparat ankorimi i cili perdoret per nofullen e poshtme.

Perberja

Perbehet nga 2 unaza te cilat pozicionohen tek dhemballet e pare dhe hark metalik qe pershkon harkun dentar te poshtem nga ana e brendshme

Mini impiantet quhen gjithashtu mini vida.

Ato perbene nga titani , nje material biokompatibel me kocken , kane nje madhesi me te vogel sesa implantet dentare, jane te thjeshta per tu vendosur dhe jo te dhimbshme.

Vida hiqet kur nuk janë më të nevojshme, mishrat e dhëmbëve dhe kockat mund të shërohet shumë shpejtë dhe pa lënë shenja

Avantazhet

Impiantet  kthejnë një situate të komplikuar në një të thjeshtë.

Nuk ka nevoje per aparatet e ankorimit qe folem me lart.

Koha e trajtimit mund të përgjysmohet.

Kemi një sukses të lartë në përdorimin e kësaj teknike.

Ortodoncia parakirurgjikale  bëhet në pacientë që janë 17 vjec ose më të mëdhenj , në fund të adoleshencës që kanë mbaruar dhe rritjen. Kjo procedure behet per te parapergatitur pacientin perpara nderhyrjes kirurgjikale te nevojshme per trajtimin e problemit te nofullave qe mund te kene. Kirurgjia ortognatike behet  nën anestezi totale nga një mjek i kirurgjise maksio-faciale dhe një kirurgu oral. Ne vendosim braketat përpara në mënyrë që dhëmbët të kenë pozicionimin e duhur para se pacienti te beje nderhyrjen per vendosjen  ne pozicionin e duhur te nofullave.

Nevoja e kirurgjise ortognatike  vihet re tek  pacientët adulte me:

Një nofull të poshtme të vogël dhe një nofullë të sipërme të gjerë.

Një nofull të poshtme të gjerë  dhe/ose një nofull të sipërme të vogël.

Një kafshim mjaftueshem I hapur dhe mjaft I cekuilibruar.

Një kafshim i thellë që është i shkaktuar nga nofulla të vendosura njëra mbi tjetrën.

Një nofull asimetrike.