Qëndra Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë

Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit te Mirë” është një prej klinikave më të mëdha dhe prestigjoze dentare universitare në Tiranë e cila funksionon që prej vitit 2008 dhe ndodhet pranë kampusit te Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit te Mirë”, Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë-Tiranë.

Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ekipi i mjekëve stomatolog punojnë me frymën e një dentistrie ekselente, duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kostante përditësimet profesionale, për të garantuar gjithmonë shërbime dentare cilësore dhe avanguarde.

Kjo klinikë merr përsipër të kuroj pacientë dhe buzëqeshjen e tyre, duke u impenjuar me profesionalizëm dhe dedikim në të gjithë fushat e dentistrisë;

  • Terapi
  • Endodonti konservative
  • Proteza fikse dhe të lëvizshme
  • Kirurgji orale
  • Ortodonci e Pedodonti
  • Paradontologji
  • Radiologji

Në klinikën tonë vizitat e para dhe konsulta kryhen nga një staf i specializuar për cdo fushë përkatëse. Konsulta vlerëson situatën e patologjive që mund të prekin dhëmbin (kariesin), strukturën mbështetëse të dhëmbit (paradontin) dhe mishrat (gengivën), problemet ortodontike tek fëmijët por edhe tek të rriturit, vlerësimin për parandalimin e sëmundjeve tumorale dhe atyre sistemike si dhe mbjelljen e dhëmbëve (impiantologjinë). Në përfundim të konsultës ofrohet plani i trajtimit dhe preventivi përkatës për pacientin.