Radiologji Dentare Diagnostikuese

Radiologjia është degë e Odontoiatrisë, e cila përdor teknologji fotografike për të diagnostikuar sëmundje, si dhe për kërkime shkencore. Radiologjia ka pësuar në pesëdhjetë vitet e fundit një zhvillim të jashtëzakonshëm falë dixhitalizimit te saj në diagnostike dhe terapeutike dhe sot zë një rol qëndror dhe thelbësor në diagnostikimin dhe trajtimin e pjesës më të madhe të sëmundjeve të njeriut.

Radiografitë në fushën e stomatologjisë bëhen në disa forma të cilat janë: radiografia ortopanoramike, radiografia endorale, teleradiografia (cefalometria)  latero-laterale dhe anterio-posteriore.

RADIOGRAFIA ORTOPANORAMIKE

Ortopanorameksi ose sic quhet ndryshe edhe radiografia panoramike e harkatave dentare, është një teknikë radiologjike që prodhon një imazh të dhëmbëve, të harkatave dentare dhe të bazave kockore të poshtme dhe të sipërme në një film.

Ky ekzaminim është i një rëndësie të madhe për të vlerësuar gjendjen e shëndetit oral para fillimit të trajtimit stomatologjik si dhe për identifikimin e patologjive të ndryshme që mund të shfaqen në kavitetin oral si: malformimet dentare, kistet dhe tumoret në alveolat  dhe në pjesët skelektrike që rrethojnë dhëmbin.

Në fushën pediatrike rëndësia e ekzekutimit të ortopanorameksit ngelet në evidentimin e fazës së zhvillimit të denticionit, zhvillimit të sythave të elementëve dentar, eruptimit së tyre dhe anomalive të ndryshme.

Ky ekzaminim përdoret më së shumti në vlerësimet odontoiatrike, por nuk përjashtohen rastet kur studjohet kompleksiteti i strukturave të gojës dhe evidentimi i patologjive kirurgjikale, onkologjike, otorinolaringologe dhe maxilo-faciale.

Ky vlerësim është një ekzaminim i lehtë për tu kryer dhe mbi të gjitha nuk shkakton dhimbje tek pacientet.

 

TELEKRANIO DHE CEFALOMETRIA

Teleradiografia është një egzaminim radiologjik, e cila kryhet  nën kërkesën e mjekut stomatolog me specialitet në ortodonti. Ky lloj ekzaminimi shërben për të vlerësuar anomalitë në zhvillimin dhe pozicionin e dhëmbëve dhe të kockave të nofullës së sipërme dhe të poshtme më qëllim për të parandaluar, eliminuar ose reduktuar anomali të tilla duke u përpjekur për të mbajtur nje ekuilibër të bazave kockore apo të elementëve dentare.

Në filmin e teleradiografisë duhet të jenë të dukshme në mënyrën më të mirë të mundshme strukturat kockore që më pas dentisti të jetë në gjendje të kryej analizat e duhura për përcaktimin e raporteve të bazave kockore, mënyrën se si janë të pozicionuar dhëmbet në bazat e tyre kockore dhe parashikimin e rritjes së pazientit.

Teleradiografia mund të kryhet në tre projeksione: latero-laterale, postero-anteriore dhe aksiale. Më i përdorur gjerësisht në diagnostikimin cefalometrik është latero-lateral.

RADIOGRAFIA ENDORALE

Radiografitë endorale shërbejnë për diagnostifikimin korrekt e më të detajuar të patologjive që i përket dhëmbit apo strukturave fshqinj të dhëmbit përkatës. Ky ekzaminim i lejon mjekut stomatolog të ketë informacione të detajuara nga 1 deri në maksimum 3 dhëmbëve në një film të vogël. Kjo është kthyer në një ndër metodat më të përdorura në klinikat stomatologjike.

Egzistojne 3 tipe të radiografisë endorale:

  • Radiografitë periakipale: që kryhet për një dhëmb ose dhe më shumë dhe që përdoret në endondonti.
  • Radiografitë  bite-wing: me një radiografi të vetme arrihet të vërehet si kurora e sipërme e dhëmbëve të sipërm edhe atyre poshtëm. Shpesh përdoret përpara vizitës për të evidentuar kariesin në ato sipërfaqe ku dhëmët janë në kontakt me njëri tjetrin.
  • Radiografitë oklusale: tregohet një vizion i përgjithshëm të harkatës në planin horizontal.

Rrezet që pacientët marrin gjatë ekzaminimit reduktohen masivisht kur kryhen me një aparat dixhital duke minimizuar në mënyrë të dukshme rrezet X të përthithura nga vet organizmi.

Në cdo rast është shumë e rëndësishme që kushdo nga pacientët që është shtatzanë duhet të vë në dijeni mjekun stomatolog ose radiologun, përpara se të kryej ketë ekzaminim pasi kjo mund të ndikoj në zhvillimin e fetusit.