Radiologjia

Radiologjia mjekësore(Imazheria), është dega e mjekësisë që merret me prodhimin dhe interpretimin e imazheve radiologjike për qëllime diagnostike ose terapeutike. Ajo quhet edhe radiologji diagnostike ose radiodiagnostikë. Këto terma janë në fakt ekuivalente dhe rrjedhin nga parimi bazë për marrjen e imazheve radiologjike, domethënë përdorimi i rrezatimeve jonizuese të veçanta (rrezet X).

Radiologjia ka pësuar gjatë pesëdhjetë viteve të fundit një zhvillim te madh në fushën diagnostike dhe terapeutike dhe sot zë një rol themelor dhe të domosdoshëm në diagnostikimin dhe trajtimin e një numri gjithnjë në rritje të sëmundjeve njerëzore.
Radiologu(Imazheristi), është një specialist i cili, në sajë të aftësive të fituara klinike dhe radiologjike dhe duke përdorur metodat diagnostike të avancuara teknologjike, merret me menaxhimin diagnostik dhe terapeutik të pacientit në bashkëpunim me specialistë të tjerë mjekësorë.
Për të kryer ekzaminimin është e nevojshme që pacienti të heqë rrobat e veshura dhe çdo send metalik të pranishëm në vendin që duhet të ekzaminohet.
Nuk ka kufizime të veçanta për t’iu nënshtruar këtij lloji të ekzaminimit.Për gratë shtatezëna,rrezatimi jonizues mund të jetë në të vërtetë i dëmshëm për fetusin. Në rast të shtatzënisë hetimi kryhet vetëm nëse është absolutisht i nevojshëm dhe nuk mund të zëvendësohet me metoda të tjera që nuk përdorin rrezatim jonizues.
Radiografia nuk është e dhimbshme:rrezet-X nuk shkaktojnë ndonjë ndjesi kur kalojnë nëpër trup. Rrezatimi jonizues, megjithatë, sjell një efekt biologjik në indet qe përshkon, pavarësisht dozës së rrezatimit që për cdo grafi është shumë e ulët,këshillohet patjetër rekomandimi i mjekut.
Mamografia

Çfarë është mamografia?

Mamografia është një ekzaminim themelor për parandalimin e kancerit të gjirit.Kjo është një teknikë morfologjike diagnostikuese (e cila më pas duke studiuar formën dhe strukturën e gjirit) lejon për të zbuluar lezione të gjirit në një fazë të hershme, të cilat shfaqen në formën e gjendrave me kufij të parregullt, mikrokalcifikime polimorfike, apo fushat e shtrembërimeve strukturore.

Mamografia është një ekzaminim që përdor rrezatimin jonizues, por teknikat e fundit lejojnë përdorimin e një doze rrezatimi jonizues jashtëzakonisht të ulët.

Mamografia mbetet standardi i artë për shqyrtimin e kancerit të hershëm të gjirit.
Është shumë e rëndësishme që gratë të kuptojnë dallimin midis një mammografie(screening) dhe një mamografie diagnostikuese.

Mamografia Screening – mamografia vjetore e kontrollit eshtë e rekomanduar për gratë që janë 40 vjeç e lart, ose gratë nën 40 vjec, me faktorë të veçantë të rriskut për kancerin e gjirit.Ju nuk duhet qe të keni ndonjë shenjë ose simptomë jo normale për të bërë një kontroll të gjirit;Ato bëhen për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit apo problemeve të tjera të shëndetit të gjirit. Tetëdhjetë për qind e tumoreve të gjetura gjatë një mamografie janë të parrezikshme për jetën e gruas.

Mamografia diagnostikuese – Nëse në një mamografi-screening shfaqen anomali, një masë në gji apo ndryshime të tjera (te gjetura gjatë një vetë-ekzaminimi, ose nga mjeku), ne do t’i referohemi këtij lloji të mamografisë . Imazhet diagnostike mund të përfshijnë mamografi me shtypje ose zmadhim shtesë, mamografi te marrë nga kënde të ndryshme ose ekografi të gjirit.

Mamografia nuk kërkon ndonjë parapërgatitje të vecantë,(përvec grave jo në menopauzë)që duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit në periudhën 4-5 ditë pas menstruacioneve. Kjo është për të shmangur mamografinë në periudhën e ovulimit, kur në përgjithësi gjiri është shumë i tensionuar dhe shpesh e dhimbshme.
Mamografia zakonisht nuk është një ekzaminim i dhimbshëm dhe zakonisht kryhet pa përdorimin e anestezisë ose të qetësuesve. Doza e ulët e rrezatimit jonizues në të cilin pacienti është i ekspozuar, e bën vlerën diagnostikuese shumë më të lartë se efektet anësore të mundshme. Një zhvillim i ri teknologjik i kohëve të fundit përfaqësohet nga aplikimi i teknikës dixhitale. Krahasuar me teknikën tradicionale, mamografia dixhitale lejon të reduktojë më tej dozën e rrezatimit, përballë cilësisë së shkëlqyer të imazhit.
Ekzaminimi zgjat disa minuta dhe kryhet me një instrument të veçantë radiologjik të quajtur mamografi, i aftë për të projektuar rreze X të fokusuara në gji.
Për ta bërë më të qartë imazhin dhe për të minimizuar dozat e rrezatimit, gjoksi është vendosur në një mbështetje të veçantë dhe është ngjeshur lehtë ndërmjet dy pllakave të plastifikura. Në këtë mënyrë, përbërësit kryesorë të gjirit (indin dhjamor dhe gjëndrave) e bëjnë më të lehtë studimin e tyre, duke shmangur mbivendosje të strukturave (d.m.th imazhe të rreme) dhe duke përdorur doza të ulëta të rrezatimit (duke zvogëluar trashësinë e gjirit zvogëlon dozën e rrezatimit që do të lëshohet).
Mamografia pasohet zakonisht nga një ekzaminim klinik e kompletuar me krahasimin me mamografitë e kryera më parë, për të identifikuar ndonjë ndryshim të mundshëm.
DEXA

Dual-Energy X-ray Absorptiometry

Në vendet perëndimore, rritja e moshës mesatare kthen vëmendjen e mjekut më shpesh tek problemet e osteoporozës. 

MOC DEXA është teknika më inovative dhe kryen një funksion të dyfishtë: nga njëra anë është në gjendje të përcaktojë gjendjen (densitetin dhe përbërjen) e kockave me saktësinë më të madhe, nga ana tjetër mundëson klasifikimin e Pacientit në një kategori të njohur nëpërmjet llogaritjes së “T score” dhe të “Z score” duke nxjerrë në pah shfaqjen e një osteoporoze të mundshme qoftë kjo edhe në një fazë shumë të hershme.

Densitometria DEXA është një ekzaminim radiologjik jo-invaziv i cili përdoret për të matur densitetin e mineraleve të kockës dhe natyrisht dhe përbërjen trupore: përfaqëson evolucionin e MOC (Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar). DEXA zakonisht përdoret për të diagnostikuar osteoporozën, një gjendje që prek shpesh gratë pas menopauzës, por mund të ndodhë edhe tek burrat dhe rrallë edhe tek fëmijët. Osteoporoza sjell për pasojë një humbje graduale të kalciumit dhe ndryshimeve strukturore që i bëjnë kockat më të brishta dhe më të prirura ndaj thyerjeve. Rreth 1/3 e grave mbi moshën 50 vjeç janë të prekura nga osteoporoza, me një mundësi të thyerjeve gati 30%, por është e mundur që osteroporoza të diagnostikohet në fazë të hershme nëpërmjet DEXA-s, një metodë jo-invazive, pa dhimbje dhe pa rreziqe.
Është e bazuar në teknologjinë DEXA (akronim për: Dual-Energy X-ray Absorptiometry) dhe konsiston në ekspozimin e një pjese të trupit kundrejt një doze shumë të ulët rrezatimi jonizues, për të prodhuar imazhe të kockës dhe për të llogaritur dendësinë e kalciumit.
Densitometria e kockës na lejon të zbulojmë nëse një person është i prekur nga osteoporoza, duke përcaktuar edhe shkallën e prekjes, gjithashtu, mund të përcaktojmë shkallën e rrezikut në të ardhmen për mikrofraktura vertebrale ose fraktura femurale duke ndihmuar kështu, në vlerësimin e efektivitetit të terapive të nisura. Në përgjithësi ajo kryhet në shtyllën kurrizore, në pjesën e mesit dhe në nivelin e femurit.
Ekzaminimi mund të shtrihet në gjithë shtyllën kurrizore për të analizuar morfometrinë e vertebrave në rast se dyshohet se ka konsumim të vertebrave për shkak të osteoporozës (Morfometria e kockës).
Për nevoja specifike klinike, të tilla si studimi i rritjes së kockave tek fëmijët ose analiza e përbërjes së trupit (masë kockore – masë dhjami – masë muskulore) tek të rriturit, ekzaminimi mund të shtrihet në të gjithë trupin (Body Composition).
Pacienti shtrihet në shtrat për ekzaminim. Kur ekzaminimi kryhet për të matur dendësinë e kockave të shtyllës kurrizore, këmbët e pacientit mbështeten në një pjesë të fortë, që lejon rrafshimin e legenit dhe shtrirjen në pjesën e mesit të shtyllës kurrizore.
Për të analizuar femurin, këmba e pacientit vendoset në një mbajtëse e cila mban ijet të kthyer nga brenda. Nëse kryhet morfometria vertebrale për të kontrolluar gërryerjen vertebrale për shkak të mikrofrakturave, pacienti duhet që të shtrihet në dekubitusin anësor me këmbët e përkulura.
Në të gjitha rastet, në fazën e marrjes së të dhënave, një gjenerator me rreze X i vendosur nën shtrat dhe një pajisje detektive e pozicionuar mbi pacientin, lëvizin ngadalë mbi zonën që analizohet dhe gjenerojnë një imazh në një monitor kompjuteri që kontrollon pajisjet dhe llogarit dendësinë e kalciumit për gram të indit të kockave.
Segmentet skeletore të studiuara nga densitometria e kockave ndryshojnë në lidhje me karakteristikat dhe moshën e pacientit, në përgjithësi shpina e mesit vlerësohet tek gratë nën moshën 65 vjeç, ndërsa qafa femurale ekzaminohet tek gratë mbi 65 vjeç ose në rastet me patologji të shtyllës kurrizore.
Në disa situata klinike, ose te meshkujt me rrisk të frakturave, ekzaminimi mund të kryhet në të dy segmentet.
Në përgjithësi, i gjithë ekzaminimi përfundon në 10-15 minuta në varësi të pjesëve të trupit që ekzaminohen: duhet të qëndroni të palëvizur me qëllim që imazhi të mos rezultojë jo i qartë.

• Densitometria e kockave – mesit
• Densitometria kockore – femurale
• Densitometria e kockave – periferike (parakrah, dorë)
• Densitometria e kockave – protezë e ijes
• Morfometria vertebrale
• Matja e Body Composition.

Udhëzime

Densitometria e kockave të femurit ose shtyllës rekomandohet gjerësisht tek:
• gratë pas menopauzës që nuk marrin estrogjen;
• gratë e reja me amenorre dytësore;
• personat me një histori të vetën, apo të nënës, të frakturave të ijëve apo femurit.
• gratë në post-menopauzë, që janë më të gjata se 175 cm ose me peshë më të vogël se 55 kg.
• burrat me gjendje klinike të shoqëruara me humbje të kockës ose terapi farmakologjike bllokuese të androgjenit (që përdoren për të trajtuar kancerin e prostatës).
• personat që përdorin ilaçe që shkaktojnë humbje të kockave, p.sh: kortikosteroide, antikoagulantë, barna anti-epileptike, disa barbiturate ose doza të larta të terapisë zëvendësuese të hormoneve tiroide.
• subjektet me diabet të tipit 1 (tek të rinjtë ose të varur nga insulina), sëmundje të mëlçisë, sëmundje të veshkave ose me histori familjare të osteoporozës.
• rastet e hipertiroidizmit ose hiperparatiroidizmit.
• sindromat që përfshijnë përthithjen e keqe të zorrëve.
• personat që kanë pësuar frakturë pas një traume të vogël.
• personat me prova radiologjike të një frakture vertebrale ose shenja të tjera të osteoporozës.

Densitometria e kockave DEXA është një procedurë e thjeshtë, e shpejtë dhe jo-invazive.
Sasia e rrezatimit të përdorur është jashtëzakonisht e vogël, dhe korrespondon me më pak se një ditë ekspozim ndaj rrezatimit ditor natyror.
Mund të përdoret gjithashtu tek fëmijët dhe adoleshentët, për të vlerësuar rritjen e kockave, çekuilibrin muskul-kockë në mungesën e hormonit të rritjes ose çrregullimet metabolike.
Matja e dendësisë së kockave me teknologjinë DEXA është metoda më e saktë për diagnostikimin e osteoporozës dhe vlerësimin e rrezikut të thyerjes.
Asnjë rrezatim nuk mbetet në trupin e një pacienti pas një ekzaminimi DEXA.
Një ekzaminim DEXA nuk mund të parashikojë se kush do të pësojë një frakturë, por mund të japë informacion mbi rrezikun.
Pavarësisht nga efektiviteti i saj si një metodë për të matur dendësinë e kockave, DEXA është me përdorim të kufizuar tek njerëzit me një deformim të shtyllës kurrizore ose tek ata që kanë bërë më parë operacion kirurgjikal të shtyllës kurrizore.
Prania e frakturave vertebrale ose artrozës mund të ndikojë në saktësinë e ekzaminimit.

Ekzaminimi përfshin përdorimin e rrezatimit jonizues, por në doza jashtëzakonisht të vogla dhe përfitimi i një diagnoze të saktë është shumë më i madh se rreziku.
Sidoqoftë, gratë duhet të informojnë gjithmonë mjekun për mundësinë e të qenit shtatzënë. Nuk parashikohet asnjë komplikacion në lidhje me ekzaminimin DEXA.
Ditën e ekzaminimit mund të ushqeheni normalisht.
Nuk duhet të merren shtesa kalciumi të paktën 24 orë para ekzaminimit.
Në kohën e ekzaminimit, mund t’ju kërkohet të hiqni disa ose të gjitha rrobat tuaja (me përjashtim të rrobave të brendshme). Mund t’ju kërkohet gjithashtu, të hiqni bizhuteri dhe sende metalike ose veshje që mund të ndërhyjnë në kryerjen e imazhit. Informoni Mjekun nëse kohët e fundit keni bërë rreze x me barium ose nëse kohët e fundit keni kryer një ekzaminim radiologjik me barium apo nëse kohët e fundit ju është injektuar një agjent kontrasti për Tomografi të Kompjuterizuar (CT).

Mjeket

Dr.Edmond Nica
Dr.Edmond Nica
E Hënë-E Premte/E Shtunë
08:00 -19:30 /09:00 -13:00

Dr.Shyqyri Hasimi
Dr.Shyqyri Hasimi
E Hënë-E Premte/E Shtunë
08:00 -19:30 /09:00 -13:00

Dr.Emira Hysa
Dr.Emira Hysa
E Hënë-E Premte/E Shtunë
08:00 -19:30 /09:00 -13:00

Dr.Stavri Muka
Dr.Stavri Muka
E Hënë-E Premte/E Shtunë
08:00 -19:30 /09:00 -13:00