Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë (ZKM) është një subjekt juridik i së drejtës shqiptare, i themeluar në 1993 nga Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer (CFIC). Ky Fondacion përfaqëson në Shqipëri qëllimet dhe frymëzimin e karizmës ungjillore të një kleriku italian Luigi Maria Monti (Bovisio Masciago 1825 – Saronno 1900), infermier dhe edukator.
Dy janë fushat e ndërhyjes që Fondacioni ka si përparësi të zhvillojë në Shqipëri: Shërimi i të sëmurëve nëpërmjet kërkimit shkencor dhe kurimit dhe mirëpritja e të rinjve duke i siguruar atyre një formim për jetën. Bëhet fjalë për dy parime themelore të misionit të krishterë, që për shekuj ka qënë angazhimi i vazhdueshëm kundrejt personave në kushte jetese më pak të favorshme.
Ushtrimi i këtij aktiviteti në Shqipëri përbën një hap cilësor në kuadrin e nismave të bamirësisë: jo më – apo – jo vetëm ndërhyrje të emergjencës, por edhe veprime që ndikojnë thellë në zhvillimin e komunitetit dhe në rritjen dhe formimin e njeriut.
Me këtë pasuri vlerash shpirtërore, Fondacioni mund të ushqejë një dialog ndërkulturor i hapur për të gjithë, që të mund të nxjerrë në pah ethosin e popullit shqiptar, fryt i një historie të veçantë. Kështu mund të ecim së bashku drejt pikësynimeve të reja të Bashkimit Europian dhe paqes universale.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok