Poliambulanca “At Luigji Monti” në “Rrugën e Kavajës”,Nr.120 në qendër të qytetit të Tiranës. ofron shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, falë bashkëpunimit të specialistëve të ndryshëm. Poliambulanca është e lidhur me Qendren Stomatologjike dhe me Qendrën e Fizioterapise(te vendosura ne ambientet e Unizkm). E gjithë kjo do të përbëjë kuadrin e plotë të organizimit të spitalit, për të cilin po punohet, në mënyrë që së shpejti të bëhet e mundur hapja e një sektori të parë që do të ofrojë shërbimin e shtrimit.
Struktura e Poliambulancës plotësohet me Laboratorin e Analizave dhe atë të Farmacisë IDI-al,të vendosura po në të njëjtën ndërtesë.