Onkologjia është nje degë e mjekësisë që merret me studimin dhe trajtimin e tumoreve, por edhe me parandalimin e sëmundjeve të gjirit.

Tumori I gjirit eshte nje semundje ne rritje konstante ,por gjithmone e me teper e kurueshme,e kjo ne saje te permiresimit te terapive e ndjeshmerise me te madhe te grave ne drejtim te PARANDALIMIT.

Sot, nder 10 gra qe semuren 8 arrijne te sherohen.

ETAPAT E PARANDALIMIT

Nga   20-30 vjec

  • Te kryeje nje vizite te gjirit tek mjeku (Onkolog)per te njohur me mire  strukturen e gjirit dhe per te bere korrektesisht vetekontrollin ,                    instrumenti i pare dhe me i thjeshte i parandalimit.
  • Te kryej veteekzaminimin e gjirit  nje  here  ne muaj.
  • T’i nenshtrohet ekzaminimit te ekografise se gjirit me kerkesen e mjekut specialist.

Nga  30-39  vlec

  • Te kryej nje vizite tek mjeku onkolog cdo vit (onkologu planifikon kontrollet dhe ekzaminimet e metejshme qe pacienti duhet te kryej).
  • Te kryeje cdo vit nje Ekografi te gjirit .

Pas  40 vjec

(30 vjec ne rastet  e  trashegimise familjare)

  • Te kryej nje vizite onkologjike kontrolli cdo vit .
  • Te kryej nje Mamografi dhe  Ekografi te gjirit  cdo 12-18 muaj.

TE  PARANDALOSH  PER  TU  SHERUAR

Qellimi i klinikes sone eshte venia ne dispozicion te gruas te nje programi te plote  te personalizuar parandalimi,diagnostikimi dhe orientimi drejt kures se duhur.

Kur duhet te drejtohemi tek nje mjek Onkolog (i gjirit) ?

Ne rastin e shfaqjes se shenjave te meposhtme,si:

  • Prezenca e nje gjendre ne gji ose nen sqetull
  • Terheqje e thumbit ose e lekures se gjirit
  • Skuqje rreth thumbit te gjirit
  • Sekrecione me ngjyre nga thumbi i gjirit.

Rruga qe duhet te ndjeke nje grua nga diagnostikimi deri tek kurimi

  1. Vizita Onkologjike

Vizita Onkologjike mundeson percaktimin e periodicitetit te kontrolleve te gjirit dhe nese jane te nevojshme ekzaminime te metejshme.

  1. Ekzaminime instrumentale te nevojshme (Mamografia,Ekografia)

Mamografia (aparaturë dixhitale)  ose ndryshe e quajtur imazheria e gjirit, sherben  per diagnostifikimin në kohë të sëmundjeve të gjirit.

Ekografia e cila ne baze te moshes se gruas mund te jete nje ekzaminim i vetem ose kompletues pasi eshte bere mamografia,per vendosjen e nje diagnoze te sakte qe do te jete vendimtare per te identifikuar nje program kurimi sipas nevojave te pacientes, pra fryt i konsultimit dhe bashkepunimit te ekipit te mjekeve specialiste Onkolog,Imazherist,Anatomopatologe etj.

Mjeket

Dr.Irena Gusho
Dr.Irena Gusho
E Hënë – E Premte 09:00-14:00
E Shtunë 09:00-12:00