Poliambulanca “At Luigji Monti” në “Rrugën e Kavajës”, Nr.120 në qendër të qytetit të Tiranës.  ofron shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, falë bashkëpunimit të specialistëve të ndryshëm. Poliambulanca është e lidhur me Qendren Stomatologjike dhe me Qendrën e Fizioterapise(te vendosura ne ambientet e Unizkm). E gjithë kjo do të përbëjë kuadrin e plotë të organizimit të spitalit, për të cilin po punohet, në mënyrë që së shpejti të bëhet e mundur hapja e një sektori të parë që do të ofrojë shërbimin e shtrimit.

Struktura e Poliambulancës plotësohet me Laboratorin e Analizave  dhe atë të Farmacisë IDI-al,të vendosura po në të njëjtën ndërtesë.

MISIONI

At Luigji Monti

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë (ZKM) është një subjekt juridik i së drejtës shqiptare, i themeluar në 1993 nga Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer (CFIC). Ky Fondacion përfaqëson në Shqipëri qëllimet dhe frymëzimin e karizmës ungjillore të një kleriku italian Luigi Maria Monti (Bovisio Masciago 1825 – Saronno 1900), infermier dhe edukator.

Dy janë fushat e ndërhyjes që Fondacioni ka si përparësi të zhvillojë në Shqipëri: Shërimi i të sëmurëve nëpërmjet kërkimit shkencor dhe kurimit dhe mirëpritja e të rinjve duke i siguruar atyre një formim për jetën. Bëhet fjalë për dy parime themelore të misionit të krishterë, që për shekuj ka qënë angazhimi i vazhdueshëm kundrejt personave në kushte jetese më pak të favorshme.

Ushtrimi i këtij aktiviteti në Shqipëri përbën një hap cilësor në kuadrin e nismave të bamirësisë: jo më – apo – jo vetëm ndërhyrje të emergjencës, por edhe veprime që ndikojnë thellë në zhvillimin e komunitetit dhe në rritjen dhe formimin e njeriut.

Me këtë pasuri vlerash shpirtërore, Fondacioni mund të ushqejë një dialog ndërkulturor i hapur për të gjithë, që të mund të nxjerrë në pah ethosin e popullit shqiptar, fryt i një historie të veçantë. Kështu mund të ecim së bashku drejt pikësynimeve të reja të Bashkimit Europian dhe paqes universale.