Është një pajisje e përbërë nga valë elektromagnetike me frekuencë të lartë, të cilat gjenerojnë temperatura të larta nga 41 në 45 gradë. Sasia e energjisë së aplikuar në lëkurë zvogëlohet në shtresat më të thella të indit duke ngrohur më tepër shtresat sipërfaqësore.
Ndryshe nga ngrohtësia e trasmetuar nga jashtë e cila nuk depërton në thellësi, mikrovalët tejkalojnë indin dhe bëjnë që energjia elektromagnetike të transformohet në nxehtësi dhe prandaj ky trajtim emërtohet Termoterapia endogjene.
Hipertermia prodhon nxehtësi të përqëndruar si në sipërfaqe dhe në thellësi duke rritur metabolizmin lokal. Hipertermia me anë të një teknologjie të sofistikuar, arrin të ngrejë temperaturën në krahasim me temperaturën bazë dhe arrin ta mbajë të tillë për një periudhë kohe të caktuar.
Indikacionet për këtë trajtim: Artropatitë degjenerative, Milagjia dhe Fibromialgjia, Patologji muskulare akute dhe kronike, Patologjitë e tendineve.
SMART Therapy
Konsiston në kombinimin e kontrolluar të vazodilatacionit dhe vazokonstriksionit, të induktuara nga stimulimi hipertermik dhe nga stimulimi kriotermik dhe të prodhuara në inde nëpërmjet disa analizave preçize.
Është e indikuar në rastet e tendinopative, artrozave, cikatriceve, rigiditeteve artikulare, tërheqjet e tendinave.