Behet fjale per nje aparature te gjenerates se re (E VETMJA NE SHQIPERI)  tashme prane klinikes se fizioterapise “Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekesise Sportive “ Zoja Keshillit te Mire,. Kjo aparature mjekesore eshte nje nga metodikat me efikase per trajtimet jo invasive te patologjive te aparatit musculoskeletal e perdorur ne ortopedi, fisioterapi dhe rehabilitim.

E vecanta e kesaj medodike qendron ne faktin qe menjehere pas trajtimit, pacienti ndjen nje ulje te madhe te dhimbjes dhe gjithashtu permirsim te menjehershem ne levizshmeri.

Terapia me Onde’d’urto nuk ka efekte anesore dhe as demtuese tek indet, prandaj mund te perdoret lehtesisht ne kohe te ndryshme.

Nje cikel terapeutik varion nga 3-4 seanca (ne varesi edhe te pershkrimit mjekesor).

Indikacionet terapeutike në aparatin muskuloskeletal
Indet kockore
Vonesat ne konsolidimin / pseudoartroza
Nekroza e kokes se humerusit / femurit 
Frakturat 

Patologjite e indeve të buta:

Kalcifikimet ne gju, shpatull etj 
Bllokime artikulare te supit, bërrylit, kokso-femorales, gjurit. 
Spina Kalkaneare 
Mioziti osifikant
Fibromatoza e muskujve, ligamenteve 
Tendinopatite, kalcifikimet e shpatulles
Epikondiliti i bërrylit
Tendiniti i trokanterit 
Tendiniti patelar
Tendiniti i tendines se Akilit
Fashiti plantar