Vizita Dermatologjike
Vizita dermatologjike është një kontroll i rëndësishëm për të diagnostikuar ose monitoruar një shqetësim të karakterit dermatologjik. Përveç problemeve të sëmundjeve të lëkurës që tashmë janë të njohura, që në marrëveshje me specialistin do t’i nënshtrohen kontrolleve periodike, mund të rekomandoheni nga mjeku juaj për tek dermatologu për të konstatuar natyrën e simptomave të tilla si anomalitë e nivelit të një nishani; prania e skuqjeve të ndryshme; praninë e angioedemave të shoqëruara ose jo nga dhimbje; kruajtje e vazhdueshme; ndryshimi i ngjyrës dhe konsistencës së lëkurës.

Vizita dermatologjike është e nevojshme për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet e lëkurës (dermatite, ekzema, urtikaria, eritema, puçrra te fytyres, psoriasis, vitiligo etj, ose për të monitoruar evolucionin e mundshëm të sëmundjes së lëkurës tashmë të diagnostikuar.
Në pjesën e parë të vizitës dermatologu do të kryejë historinë mjekësore të pacientit, duke mbledhur të gjitha informatat në lidhje me historinë dhe stilin e jetës së pacientit (të ushqyerit, pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, niveli i aktivitetit / pasivitetit fizik, patologjive të tjera, raste të tjera në familje të sëmundjeve dermatologjike, marrja e ndonjë medikamenti) si dhe (pamja, kohëzgjatja dhe karakteristikat e simptomave).
Në pjesën e dytë të vizitës dermatologu do të shqyrtojë problematikat e lëkurës që kanë shtyrë pacientin të kryejë vizitën.Në rastet e një dyshimi në vendosjen e diagnozës dermatologu mund ti kërkojë pacientit tu nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme të tilla si:teste alergjie, te lëkurës, biopsi, ose analiza të gjakut,etj.
Shërbime në repartin e Dermatologjise:

  • Videodermatoskopia
  • Patch Test,
  • Krioterapia me azot të lëngët
  • Peeling
  • Biopsia e lëkurës
  • Injeksione etj.
Videodermatoskopia dixhitale e kompjuterizuar është një metodë jo invazive që ju lejon të vëzhgoni lëkurën me imtësi dhe të ruajë imazhet e fituara. Një aparat fotografik dixhital përdoret për të zmadhuar dhe vlerësuar strukturat më ne thellesi të lëkurës që nuk duken me sy të lirë.
E aplikuar në kontrollin e nishaneve, videodermatoskopja dixhitale e kompjuterizuar lejon të kryejë një përcaktim të saktë të hartes se nishaneve dhe të kontrollojë evolucionin e tyre me kalimin e kohës, si dhe të kryejë diagnozën e hershme të të gjithë tumoreve të lëkurës.
Në veçanti, në dhjetëvjeçarin e fundit, videodermatoskopia është afirmuar si një ekzaminim thelbësor joinvaziv për diagnozën diferenciale midis një nishani të zakonshëm dhe melanomës.
Patch test është një mjet themelor diagnostik për diagnozën e dermatiteve të kontaktit.

Për cfare shërben ky ekzaminim?

Patch testi lejon të dallosh dermatitet irrituese të lëkurës nga ato alergjike të kontaktit.

Ajo kryhet në një mjedis ambulator, duke aplikuar disa ankerplaste në lëkurën e pacientit, të cilat hiqen 48-72 orëve pas aplikimit.

Për të kryer patch testin janë përdorur panele të përbëra nga substanca të ndryshme,të cilat janë të gatshme si qeliza më vete të një materiali joalergjik,të fiksuar në një ankerplast që vendoset në
pjesën e kurrizit.

Pas 48-72 orë ankerplastet hiqen dhe dokumentohet prania e ndonjë reaksioni alergjik (dermatit) në
varësi te një ose më shumë vendeve të alergjizuara.

Ato janë pjesë e substancave të panelit, me të cilat më së shpeshti jemi në kontakt, të tilla si metalet (nikel, kobalt, krom, etj), ngjyrues (para-fenil-endiamina, kuqe, blu e sfokusuar , etj), substancat e pranishme në parfume ( balsam peru, përzierje parfumesh, etj), konservantë (kathon), medikamente (benzocaine, kortizon mix, neomicina), në produktet e gomës (thiuram), në kozmetikë (Parabens).
Gjatë kohës që bëhet patch-testi është e rëndësishme që të mos djersisni, mos e ekspozoni veten në diell dhe të tregohet kujdes të mos e lagni atë.

Nuk është parashikuar ndonjë normë parapërgatitore.

Kohëzgjatja e ekzaminimit është rreth 20minuta.

Mjeket

Prof.Dr Ermira Vasili
Prof.Dr Ermira Vasili
E Hënë
17:00-19:00

Dok.Shk.Driada Harja
Dok.Shk.Driada Harja
E Martë/E Enjte
10:00-12:00 Java tek
17:00-19:00 Java çift

Dr.Adriana Sinani
Dr.Adriana Sinani
E Shtunë
10:00-12:00