“Day Surgery” do të thotë kirurgji ditore në siguri të plotë.

Day Surgery apo kirurgjia ditore është shërbimi më i ri në Poliambulancën “Atë Luigji Monti”, i cili vjen i përfaqësuar me një staf mjekësh profesionistë e të talentuar dhe ofron teknikat bashkëkohore të anestezisë (selektive dhe sedacioni).

Dr. Eliot Çule, mjek kirurg, i cili gjithashtu është pjesë e Departamentit të Shkencave Kirurgjikale pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, shpjegon se me kirurgji ditore garantohet siguri e plotë për disa ndërhyrje, të cilat janë të listuara.
Kirurgjia ditore nënkupton edhe përfitime për pacientin. Kjo, pasi pacienti operohet paradite dhe pas disa orësh mund të largohet në shtëpi, (gjithmonë kur gjendja post-operatore e lejon një gjë të tillë).

Anestezia e përdorur (selektive dhe sedacioni) tolerohet mirë nga pacienti, duke mos sjellë shqetësimet e zakonshme pas daljes së anestezisë (përzierjet- neveri).

Poliambulanca “Atë Luigji Monti” vë në dispozicion të pacientëve Kirurgjinë Ditore, që njëkohësisht sjell ulje të kostos operatore, një ndër arsyet kryesore që shoqëria në ditët e sotme po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt kirurgjisë ditore.

Ndërhyrjet kirurgjikale janë:

  • Endoskopia: Polipektomia Endoskopike
  • Kirurgjia Ortopedike: Artroskopia; Cist radio carpal/tendinea e gjurit; Epicondilit; Tunel carpal
  • Kirurgjia e Përgjithshme: Hernie abdominale /inguinale/femorale; Fistula coxigeale/anale, Hemorroide; Kirurgji e gjirit; Lipoma; Ciste; Patologjitë kirurgjikale të thoit etj.
  • Kirurgjia Vaskolare: Venat varikoze
  • Kirurgjia Gjinekologjike: Histeroskopia operative; Polipektomia cerv.utero
  • Kirurgjia ORL: Cauterizzazione nasale; Septoplastica
  • Kirurgjia Orale: Sarpe, Graft kockor etj.

Mjeket

Dr.Eliot Çule
Dr.Eliot Çule
E Hënë/E Mërkurë/E Premte
10:00-12:00
E Martë/ E Enjte
17:00-19:00