Te Drejtat
Ju keni të drejtë të dëgjoheni dhe respektoheni pa dallim seksi,moshe,race,gjinie,feje etj.
Ju keni të drejtë të shoqëroheni nga një i afërm i familjes i cili mund të asistojë edhë gjatë vizitës mjekësore apo kryerjes së ekzaminimeve të ndryshme.
Ju keni të drejtë të informoheni për emrin e mjekut,infermieres,teknikut që ju ofron sherbimin mjekësor.
Ju keni të drejtë të keni një kopje të pershkrimit të ekzaminimitsi p.sh (eko, R-grafi etj).
Ju duhet të jeni të bindur për ruajtjen e privatësisë së gjithë dokumentacionit tuaj shëndetësor.
Ju keni të drejtë që për cdo sherbim mjekësor të pajiseni me faturë.
Ju keni të drejtë të pyesni mjekun gjatë vizitës për detaje të cilat nuk i kuptoni.
Përgjegjësitë
Ju jeni të detyruar te jepni gjithnje të dhëna të sakta si:
Emri, mbiemri, datë-lindja, adresa, nr.i telefonit, Nr i ID kur ju kërkohet.
-
Ju duhet të sillni gjithnjë më vete rekomandimin e mjekut për të bërë ekzaminime,analiza laboratorike R-grafi, Eko etj.
-
Ju duhet ti keni gjithnjë më vete dokumentacionin që informon mjekun për historikun e sëmundjes tuaj të mëparshme,medikamentet që keni përdorur apo po përdorni momentalisht.
-
Vizitat apo analizat laboratorike paguhen vetëm ne recepsion (sekretari) dhe është e ndaluar për mjekët dhe personelin të pranojnë çfarëdolloj kompensimi në lekë.