Parodontologjia

Parodontologjia është ajo dega e stomatologjisë që merret me parandalimin, diagnozën dhe kurimin e sëmundjëve të aparatit mbështetës të dhëmbit si gingiva dhe kocka. Këto patologji infiamatore dhe degjenerative,të njohura thjesht si piorre ose parodontit, nëse lihen të pakuruara, cojnë në shkatërrimin e indeve që rrethojnë dhëmbin dhe në fund në humbjen e tij. Në fakt, kur higjena orale nuk është e rregullt, bakteret që popullojnë gojën formojnë atë që quhet pllaka dentale, e cila është një shtresë ngjitëse, ku bakteret mund të shumohen pa shqetësim. Toksinat që ato prodhojnë sjellin në fillim gingivit që manifestohet me gjakosjen e gingivës kur lajmë dhëmbët. Nesë gingiviti zgjat për shumë kohë, infiamacioni mund të shkojë nga gingiva deri tek aparati parodontale (parodontit) dhe mund të shkatërrojë fibrat parodontale dhe kockën parodontale që mban dhëmbin. Parodontiti (i njohur ndryshe si piorrea) është një infeksion i indeve parodontale me formimin e xhepave parodontalë, lëvizje të dhëmbëve, gjakosje të gingivës, absese dhe qelb, deri në humbjen e një ose më shumë dhëmbëve që con në rihabilitimin nëpërmjet implantologjisë për të rimarrë funksionin përtypës. Ky proces është i rikthyeshëm nëse kapet në fazat e hershme. Me vazhdimin e sëmundjes mundësia për të rikuperuar bëhet më e vështirë dhe kërkon trajtime me komplekse si terapia rigjenerative e kockës. Rekuperimi ne të tilla raste është zakonisht i pjesshëm. Gjithsesi, edhe në rastet më të rënda sot me trajtimin e duhur dhe sidomos me mirëmbajtjen e duhur mund të stabilizohet dhe të kontrollohet në kohë paradontiti duke ndaluar progresin e shpejtë dhe të pakontrolluar. Parodontiti (piorrea), për më tepër, edhe pse e shkaktuar nga bakteret, nuk është një patologji ngjitese midis dy individeve që vijne në kontakt (psh nëpërmjet puthjes, peshtymës, gjakut, etj); gjithsesi predispozita për parodontit (të kujtojmë që gjenotipe të vecanta kanë më shumë faktorë rrezikshmërie) është e trasmetueshme nga prindërit tek fëmijet.

Parodontiti

Nëse vuan nga gingiviti prej shumë kohësh, ka mundësi që kjo të degjenerojë në parodontit. Kjo patologji ka në bazë një predispozit gjenetike, kështu që gingiviti nuk degjeneron gjithmonë në parodontit (piorrea). Por në qoftë se ke frikë se mund të humbësh dhëmbët sepse ke gingivat e fryra dhe që gjakosen prej shumë kohësh dhe nuk do te shkosh ti zëvëndësosh ato me implante dentale, duhet të kontaktosh menjëherë një parodontolog. Kur dhëmbët fillojnë të lëvizin, shumë njerez në vend që të shkojnë tek stomatologu i specializuar në parodontologji, preferojnë të kerkojnë kura ose mjekime për gingivitin, nderkohë që simptomat e parodontitit si xhepat parodontal bëhen gjithnjë e më të dukshme, derisa bëhet më e vështirë rikuperimi i situatës. Ajo që shumë pacientë injorojnë është që shpesh një pastrim jo korrekt i dhëmbëve nuk arrin të heqi në mënyrë të plotë dhe efikase gurëzat nën gingivë, duke provokuar infiamacion të gingivave me zbritjen e tyre duke favorizuar në fakt parodontitin. Për këtë arsye, edhe pastrimi i thjeshtë duhet kryer nga duart ekspertë të një parodontologu.
Duke lexuar më tej, do gjesh të gjitha definicionet, thellimet dhe rastet klinike me të cilat kemi demonstruar që edhe raste më të rënda të parodontiti janë të kurueshme. Nuk është e vërtet që bëhet fjalë për një proces të rikthyeshëm dhe që sjell në humbjen e pashmangshme të dhëmbëve dhe ne implantin pasardhës. Kura e parodontitit nuk është sigurisht implantologjia, por është themelore drejtimi drejt mendimit të një specialisti kur është e mundur shpëtimi i dhëmbëve, duke shmangur humbjen e tyre. Në fakt, duhet ditur, që një pacient që ka humbur dhëmbët prej parodontitit do ketë sigurisht probleme edhe me implantet dentale kur nuk i drejtohet një parodontologu.

Të shohim një renditje të faktorëve që favorizojnë parodontitin:

  • Higjena orale jo korrekte
  • Duhani: ata që pijne shumë duhan (më shumë se 10 cigare në ditë) kanë një rrezik më të lartë për të kontraktuar parodontitin se jo duhanpirësit. Parodontiti tek duhanpirësit shpesh zhvillohet më shpejt dhe ka një rrugë me agresive dhe të fortë ndaj kurave. Parodontologët më të mirë gjithmonë nuk rekomandojnë pirjen e duhanit.
  • Predispozicioni gjenetik: disa njerëz vuajnë nga sëmundja parodontale edhe pse kanë një higjenë përfekte, kurse disa të tjerë mund të kenë struktura parodontale të shëndetshme në krahasim me nivelin e pllakës dentale dhe gurzave. Sot dimë që rrëth 30% e popullatës ka një gjenotip që predispozon parodontitin.
  • Stresi: studimet kane treguar një lidhje midis stresit dhe sëmundjes parodontale, shkaktuar më shumë mundësi nga fakti që stresi dobëson mbrojtjen imunitare.
  • Patologjitë sistemike: nga të gjitha, diabeti i pakompensuar me nivele të larta glicemie, por edhe disa forma të poliartritit reumatoid, dhe deficenzat imunitare të linduara ose të marrë (psh AIDS).

Përsa i përket një higjene orale jo korrekte:
Pllaka merr pak kohë që të fillojë të kalcifikohet, prandaj nuk duhet të kalojnë më shumë se 8 ore nga një larje dhëmbësh tek tjetra.
Si të shmangim formimin e gurzave: të përdorim shpesh fillin dental dhe të lajme dhëmbët të paktën 3 herë në ditë. Mbetjet e pllakës mund të jenë të vështira të eliminohen me furcën mbas 7 orësh.
Gurëzat e zeza janë ato nën gingivë, dhe ngjyra e tyre varet nga oksidimi i hemoglobinës në gjakun e humbur për shkak të gingivitit që shpesh shoqëron depozitimet e gurëzave. Gurëzat bëhen të zeza me kalimin e viteve.
Gurëzat nën gingivë shkaktojnë halitozë, dhe është shkaku kryesor i humbjes së kockës. Gurëzat me kalimin e viteve kalcifikohen gjithnjë e më shumë dhe është e mundur të shihen edhe nëpërmjet radiografive.
Kjo mund të ndodhi në rastin kur nuk nënshtroheni seancave të pastrimit për shumë vite ose kur seancat e pastrimit bëhen në mënyrë sipërfaqësore pa krijuar asnjë shqetësim ose dhimbje për pacientin.

Si fillim formohen xhepat parodontal dhe recesionet e gingivës (zhveshja e qafës së dhëmbëve dhe te sipërfaqeve të rrënjës) që në rradhë të parë shkaktojnë dëmtim estetik, por edhe hipersensibilitet dental. Në fazat më të avancuara vërehet mobilitet i dhëmbëve, dhe në fund në humbjen e tyre, e cila do kërkojë zëvëndësimin me implante dentale.

Parodontiti dhe komplikacionet në shtatëzani

Sëmundjet parodontale janë të lidhura me një risk të rritur lindjesh të fëmijëve të parakohshëm dhe/ose nënpeshë. Sot, në fakt, dijmë që disa procese inflamatore akute tek nënat, edhe pse të ndodhura larg traktit genital-urinal, mund të luajnë një rol jo sekondar në shfaqjen e alteracioneve patologjike në shtatëzani.

Parodontiti dhe diabeti

Pacienti diabetik ka një rrezikshmëri më të lartë të sëmurët nga gingiviti dhe nga parodontiti. Parodontiti i rëndë mund të ndikojë negativisht në kontrollin glicemik. Shënjat dhe simptomat më serioze si abseset parodontale, zhvendosja e dhëmbëve me hapjen e hapsirave, rritja e levizshmërisë së dhëmbëve dhe halitoza manifestohen vëtëm kur humbja shkon përtej gjysmës ose dy të tretave të gjatësisë së lidhjes ose kur përfshihen forkacionet e molarëve dhe të premolarëve. Kur një dhemb humbet e vetmja zgjidhje është të implantohet një dhëmb artificial.

Parodontiti dhe sëmundjet kardiovaskolare

Sipas provave të fundit shkencore, parodontiti përbën një faktor rreziku për fillimin dhe zhvillimin e patologjive të rëndësishme sistemike si iktusi dhe infarkti. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të mbahet nën kontroll inflamacioni parodontal.

Duke qënë se sëmundja parodontale është një patologji kronike dhe pa dhimbje, simptomat e para nuk janë shumë karakteristike. Dicka alarmuese mund të jetë gjakosja e gingivës gjatë larjes së dhëmbëve, fryrja (edema) e bordit të gingivës dhe halitoza. Shënjat dhe simptomat me serioze si abseset parodontale, migrimi (zhvëndosja) e dhëmbëve dhe hapja e hapësirave, rritja e levizshmërisë së dhëmbëve dhe halitoza manifestohen vetëm kur humbja shkon përtej gjysmës ose dy të tretave të gjatësisë së lidhjës, ose kur përfshihen forkacionet e molarëve ose të premolarëve. Në rastet më ekstreme, kur arrihet shumë vonë, nuk ka zgjidhje tjetër vecse të hiqet dhembi dhe të zëvëndësohet me një implant.

Një diagnozë e saktë dhe e duhur bëhet nga specialisti parodontolog. Ndihmuesit kryesor diagnostikues janë radiografitë dhe sondimi i xhepave parodontalë. Në klinikën tonë sondimi parodontal kryhet rregullisht tek të gjithë pacientët. Një sondë e milimetruar vendoset në menyrë delikate në bordin e gingivës duke matur për cdo dhëmbë thellesinë e xhepave parodontal. Në gingivat e shëndetshme, thellësia e matur është 1-2 mm. Vlerat mbi 4mm të thellësisë tregojnë shpesh një parodontit të avancuar.

Radiografia endorale

Radiografia endorale është një analizë diagnostikuese e cila na lejon të vëzhgojmë jo më shumë se 3 ose 4 dhëmbë dhe shërben për të vlerësuar në mënyrë specifike anatominë e secilit element. Kjo lloj radiografie përdoret edhe për terapitë kanalare, për të matur gjatesitë e kanaleve dhe për të njohur formën dhe numrin e rrënjëve, dhe në konservativë, për të vlerësuar ekzistencën e procesit kariozë, dhe në kurat parodontale për të matur sasinë e kockës së humbur dhe formën e xhepave parodontal.

Është shumë me precizë dhe e detajuar se sa një ortopantomografi e harkadave.
Sondimi parodontal dhe gjakosja në sondim

Sondimi parodontal është një nga ekzaminimet më të rëndësishme të përdorura për diagnozën e sëmundjeve parodontale. Ky lejon vlerësimin e gjëndjes së shëndetit të gingivave dhe verifikimin e pranisë dhe lokalizimit të xhepave parodontal dhe nëse parodontiti është aktiv duke vlerësuar gjakosjen në sondim. Sondimi bëhet me një sondë paradontale, një istrument i milimetruar dhe i standartizuar, që mat thellësinë e sulkusit gingival përreth të gjithë dhëmbit.

Sonda futet në menyrë delikate në brëndësi të bordit të gingivës me një kënd të duhur. Në kushte normale sulkusi mat deri në 2-3 mm, deri në 5mm rreth implanteve, duke kaluar këto vlera kemi prezencën e xhepave parodontal. Një tjetër indeks shumë i rëndësishëm për të vlerësuar gjatë sondimit që tregon një fazë aktive të parodontit është gjakosja në sondim. Nëse ndodhemi përballë një sondimi të thellë dhe gingiva gjakoset, mbas gjakosjes kemi me siguri një parodontit të pa kontrolluar me prezencën e gurzave dhe të pllakës nën gingiv.

Ky indeks është shumë i rëndësishëm për të vlerësuar kontrollin e progresit të parodontitit.
Gjatë këtij ekzaminimi matet edhe shkalla e përfshirjës së forkacioneve, lëvizshmëria e secilit element dentar dhe recesionet.
Sondimi parodontal edhe pse nuk konsiderohet duhet kryer gjithmonë në vizitën e parë.

Ekzaminimi radiografik i preferuar për diagnozën parodontale është radiografia endorale e kryer për cdo sektor të gojës. Terësia e radiografive endorale quhet sistematika radiografike.
Sistematika radiografike është e përbërë nga të paktën 16 radiografi dhe na lejon te vleresojmë në menyrë precize vazhdueshmerinë dhe humbjen e kockës përreth dhëmbëve.
Ortopantomografia ose radiografia panoramike (OPT) na jep një ide të përgjithshme dhe indikative por për një vlerësim me precize mbi gjëndjen e kockes duhet ti drejtohemi radiografisë endorale.
Ekzaminimi radiografik endoral gjithsesi nuk na lejon të bëjmë diagnozë të parodontitit vetëm me atë. Duhet të shoqerohet gjithmonë nga sondimi parodontal.
Parandalimi

Dentistët, higjenistët dentarë dhe kërkuesit jane dakort që parodontiti nuk mund të lind në një gojë që pastrohet në mënyrë korrekte. Në të njëjtën kohë është e dukshme si disa individë, vecanërisht nesë i përkasin familjeve të ndjeshëm ngaj kësaj patologjie, kerkojnë një higjenë shumë më të sakte sesa të tjerët për të shmangur lindjen e parodontitit. Parandalimi bëhet duke larë dhëmbët në mënyrë korrekte tre herë në ditë duke përdorur fillin interdental cdo ditë.

Pavarisht mungesës së dhimbjes, është e rëndësishme të mos nënvlersohet manifestimet inflamatore të gingivës dhe të analizohen nga një specialist.
Terapia

Objektivi primar është sigurisht vendosja e një higjene orale korrekte duke ju drejtuar një specialisti në parodontologji. Terapia konsiston në një ose më shumë seksion pastrimi gurëzash, lëmimi gingival (scaling) dhe lëmimi rrënjësh (root-planning), motivimin mbi higjenën orale, kuptimin dhe ekzekutimin e metodave korrekte të parandalimit.

Në rastet më të rënda mund të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale për të pastruar indet e përfshira me në thellësi, dhe eventualisht për të rigjeneruar kockën e riabsorbuar. Në parodontitet agresivë është i nevojshëm suporti me një terapi farmakologjike duke e kombinuar me antibiotike.

Drejtimi drejt manovrave rigjenerative të indeve parodontalë merret në konsiderim vetëm kur mbeten xhepat parodontalë mbas fazave të para të trajtimit konservativ. Objektivi i kirurgjive parodontalë është eliminimi i xhepave gingival dhe kockore përvecse lëmimit të rrënjëve me shikim të drejpërdrejt. Metodikat revolucionare të GTR (Guided Tissue Regenration = Rigjenerimi i drejtuar i indeve) bëjnë të mundur rigjenerimin dhe rindërtimin e indeve të humbura duke i shmangur pacientëve që ti drejtohen implanteve të dhëmbëve artificial. Defektet kockore mbushen me zëvëndësues kockorë sintetike dhe të mbuluar nga membrana të riabsorbueshme. Të mbrojtur nga membrana, materiali mbushës trasformehet në një kockë të vërtetë. Sot nepermjet ndihmës së mikroskopeve është e mundur të kryejmë ndërhyrje rigjenerative kockore përreth dhëmbit në mënyrë minimalisht invazive nëpërmjet teknikave MIST dhe MIST e modifikuar (“Minimally Invasive Surgical Technique”).

Prej disa vitesh është e mundur përdorimi i faktorëve të rritjes (emri komercial Emdogain) të cilat, kur aplikohen në formën e xhelit proteik bioaktiv mbi sipërfaqen e rrënjëve të lëmuara dhe të detoksifikuara, induktojnë riformimin e kockës dhe të indeve parodontale. Ndërhyrjet kirurgjikale parodontale, ashtu si dhe sesionet e lëmimit janë pa dhimbje të kryera me anestezi lokale.

Faza e Mirëmbajtjes
Në fund të fazës aktive të terapisë, pacienti kalon në fazën e ashtuquajtur të mirëmbajtjes të gjendjës së shëndetit parodontal të arritur. Kjo faze bazohet tek vizita periodike kontrolli dhe pastrimi gurëzash. Frekuenca e rikthimit mund të luhatet, sipas rëndësisë të gjëndjes parodontale, nga 2 deri në 6 muaj.

Kirurgjia Mukogingivale

Kirurgjia Mukogingivale merret me rikthimin e niveleve gingivale me qëllim që të zgjidhë mangësitë estetike të lidhuara me zhveshjet e rrënjëve të dhembeve (recesionet) dhe për ti ridhënë një buzëqeshje harmonike pacientit.

Recesionet gingivale mund të jenë pasojë e sëmundjeve parodontale, por më shpesh lindin nga larja jo korrekte e dhëmbëve; për këtë arsye janë të lidhuara shpesh me erozionet e smaltit dhe të cementit radikulare. Këto recesione mund të korrigjohen me manovra kirurgjikale te rafinuara mini-invazive, të lidhuara me rikostruksionet me kompozit në rastet e erozioneve cervikale.

Kirurgjia mukogingivale merret edhe me rastet në të cilat kemi praninë e indeve gingivale të tepërt, të ashtuquajturit “buzëqeshjet mishtore” (gummy smile). Në të tilla raste kemi një efekt antiestetik të dukshëm të lidhur me faktin që gjatë buzëqeshjes dhe funksioneve normale stomatonjatike, gingivat ekzpozohen shumë në lidhje me buzën e sipërme; është gjithashtu e shpeshte që këto të mbulojnë një pjesë të madhe të dhëmbit duke i bërë të duken më të shkurtër. Ky lloj defekti estetik mund të korrigjohet po ashtu me teknikat kirurgjikale mini-invazive, të shoqeruara shpesh me terapi protetike minimale si faseta dhe kurora.

Sot, sipas të gjitha shoqatave shkencore ndërkombëtare të sektorit, është demostruar që nuk ka prova shkencore që justifikojnë përdorimin e lazerit në parodontologji. Këto vëzhgime janë të ndara nga ekspertët më të mëdhenj ndërkombëtare, janë të publikuara në revistat më të mira të parodontologjisë dhe kanë marrë pjesë në linjat guidë ndërkombëtare për kurën e parodontitit.

Lazeri nuk sjell asnjë përmirësim në kurimin e parodontitit në lidhje me reduktimin e baktereve, në arritjen e shëndetit të indeve të buta gingivale dhe në heqjen e gurzave. Kjo u vërtetua edhe në një nga dokumentat e fundit të Akademisë Amerikane të Parodontologjisë.

Për më tepër, edhe lazeri me Erbio, që ka demostruar të ketë efikasitet më të madh në heqjen e depozitimeve të pllakës bakterialeve dhe gurzave nuk është pa efekte kolaterale, sepse në manovrat e pastrimit heq në mënyrë të padalluar dhe një sasi cementi të shëndetshëm të rrënjës së dhëmbëve.

Në cdo rast, edhe në ato më të rëndat, sot me një trajtim të duhur (scaling, kirugji, etj…) dhe sidomos me një mirëmbajtje të duhur (pastrime cdo 3 muaj nga një parodontolog) mund të stabilizohet dhe të kontrollohet në kohë parodontiti duke ndaluar progresionin e shpejtë dhe të pakontrolluar.