PARTNERET TANE NDERKOMBETARE

TE REJAT E FUNDIT NGA QENDRA STOMATOLOGJIKE

Stomatologjia Estetike
Stomatologjia EstetikeStomatologjia estetike restauruese duhet të ketë për qëllim ruajtjen maksimale të strukturës së dhëmbit, e cila aktualisht mundësohet nga përdorimi i teknologjive aderuese. Me restaurime indirekte, mjekët duhet të zgjedhin një material dhe teknikë që lejon trajtimin më konservator, duke përmbushur kërkesat estetike, strukturore dhe biologjike të dhëmbëve të pacientit. Bazuar në forcën e tyre, jetëgjatësinë, natyrën konservatore, biokompaktibilitetin dhe estetikën, fasetat janë konsideruar si një nga modalitetet më praktike të trajtimit që nga prezantimi i tyre në vitin 1983. Fasetat janë veshje të jashtme të sipërfaqes së dhëmbëve, të cilat ndryshojnë ngjyrën, madhësinë, formën dhe / ose gjatësinë e dhëmbeve, duke përmirësuar estetiken dhe funksionin e kërkuar. Pacientet që i nënshtrohen kësaj procedure mund të kenë dhëmbë të pigmentizuar dhe diskromik, të thyer, të abraduar, të grumbulluar, me forma anormale, me difekte në shtresën e smaltit ose të hapura nga njëra tjetra.