Ekografia shërben për të diagnostikuar çdo ndryshim patologjik në organe (deformime, zgjerime, atrofi)e cila përdoret në zona të ndryshme të trupit.

Ekofrafisti është mjeku ose tekniku i specializuar në përdorimin e ekografisë si një mjet për kontrollin dhe diagnostikimin. Qëllimi i ekografit është të përshkruajë strukturat e brendshme të organizmit dhe të vlerësojë – kur është e mundur – funksionalitetin dhe praninë e ndonjë anomalie. Përveç sondës tradicionale (për shembull, ajo qe është përdorur gjatë shtatzënisë), janë futur në përdorim nga ekografisti gjithashtu edhe ecodoppler (e cila lejon për të kryer vlerësime hemodinamike dhe matje të fluksit të gjakut) dhe ekodoppler transkranial (i cili lejon të nxjerrë në pah një komunikim intrakardiak dhe /ose arterio-venoz pulmonar).

Patologjitë që trajtohen më shpesh nga ekografi janë:

• Kanceri i gjirit
• Sëmundjet tiroide
• Sëmundjet që prekin organet e barkut.
• Sëmundjet që ndikojnë në enët e gjakut (stenozë, pllaka, ulceracione, çarje)
• defekte në komunikimin intrakardik dhe / ose në komunikimin arterio-venoz pulmonar.

Është mirë që të kërkoni një takim me ekografin çdo herë që mjeku juaj i përgjithshëm e rekomandon atë (ku secili pacient mund t’i referohet në rast dyshimi për një nga patologjitë e listuara).Në rastin e diagnozës tashmë të konfirmuar,ekografia bëhet për të monitoruar gjëndjen
dhe për të vlerësuar përparimin e çdo terapie të përshkruar.
Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme. Mund të jetë e nevojshme të hiqni bizhuterite nga zona që do ekzaminohet. Në varësi të ecografisë, mund të kërkohet parapërgatitje si më poshtë:
• Për ekografi të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, pankreasit dhe aortës do t’ju kërkohet që të mos hani 6 orë përpara ekzaminimit.
• Për ekografi të veshkave, fshikëzës ose uterusit do t’ju kërkohet të pini gjysmë litër lëngje rreth 1 orë përpara ekzaminimit.
Elastografia është një metodë diagnostikuese me ultratinguj e aftë për të vlerësuar shkallën e elasticitetit të indeve në një mënyrë jo invazive. Ashtu si ekografia, e cila nuk mund të shpërfillet, është e padëmshme dhe siguron informacion në kohë reale, aplikimi i elastografisë në fushën e mjekësise fillon nga dy supozime themelore:
E para që ka dallime të konsiderueshme në vetitë mekanike të indeve të ndryshme;
E dyta që shumë sëmundje shkaktojnë një ndryshim në elasticitetin e indeve. Në përgjithësi,indet “beninje” kanë karakteristika “elastike”; në të kundërtën, indet “e ngurta”zakonisht konsiderohen
si shprehje e tumoreve ose proceseve kronike inflamatore.
Për këtë arsye, qe nga lindja e mjekësisë, “palpimi” i kryer gjatë një ekzaminimi mjekësor është konsideruar gjithmonë një rëndësi thelbësore në identifikimin e një procesi patologjik. Megjithatë, kufijtë e palpimit manual janë subjektiviteti dhe pamundësia e identifikimit të komponentëve të indeve të ndryshme.
Prandaj Elastografia propozohet si një teknikë e “palpimit elektronik” në gjendje të analizojë sistematikisht dallimet strukturore të indeve, veçanërisht në zonat që nuk mund të vlerësohen në mënyrë adekuate vetëm nga ekzaminimi klinik. Elastografia është në fakt shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve strukturore që shoqërojnë proceset fiziologjike dhe patologjike.
• Gjen një aplikim mbizotërues në diagnozën diferenciale midis gjëndrave beninje ose malinje në organet sipërfaqësore siç janë gjiri, tiroidet, gjendrat limfatike, testikujt.
• Është e rekomandueshme për karakteristikat e gjëndrës të prostatës dhe zbulimit të kancerit në zonën periferike të prostatës.
• Është e dobishme për vlerësimin e ngurtësisë (fortësisë) të mëlçisë, në dyshimet post-hepatike të mëlçisë ose në patologji të tjera jo virale.
Elastografia ofron informacione në mënyrë jo invazive dhe pa dëmshme për pacientin.
Rrit saktësinë diagnostike në përcaktimin e natyrës beninje apo malinje të lezioneve nodulare të organeve sipërfaqësore: gjirit, tiroides, testikujve, prostatës.

Mjeket

Dr.Edmond Nica
Dr.Edmond Nica
  • E Hene – E Premte /
    E Shtunë
  • 08:00 -19:30 / 09:00 -13:00

    Për prenotime kontaktoni në:

  • +355 4 22 23 906 / 22 32 021
Dr.Shyqyri Hasimi
Dr.Shyqyri Hasimi
  • E Hënë-E Premte/E Shtunë
  • 08:00 -19:30 /09:00 -13:00

    Për prenotime kontaktoni në:

  • +355 4 22 23 906 / 22 32 021
Dr.Emira Hysa
Dr.Emira Hysa
  • E Hënë-E Premte/E Shtunë
  • 08:00 -19:30 /09:00 -13:00ë

    Për prenotime kontaktoni në:

  • +355 4 22 23 906 / 22 32 021
Dr.Stavri Muka
Dr.Stavri Muka
  • E Hënë-E Premte/E Shtunë
  • 08:00 -19:30 /09:00 -13:00

    Për prenotime kontaktoni në:

  • +355 4 22 23 906 / 22 32 021