Endokrinologjia

Endokrinologjia është degë e mjekësisë që studion dhe trajton sëmundjet e gjëndrave endokrine, përkatësisht organet e përfshira në prodhimin dhe sekretimin në gjak te sinjalizuesve të veçante kimike të quajtura hormone.

Endokrinologu, merret me diagnostikimin dhe trajtimin e zbalancimeve dhe sëmundjeve hormonale. Hormonet janë sinjalizues kimike shume të rëndësishem,qe rregullojne metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe zhvillimin seksual.
Gjëndrat endokrine që sekretojnë hormonet janë ato tiroide, parathyroide, hipofizës, pankreasit, gjëndrat mbiveshkore, vezoret (tek grate) dhe testikujt (tek meshkujt). Prandaj, ne i drejtohemi një endokrinologu në rast të shqetesimeve ose çrregullimeve të një prej këtyre gjëndrave të sipërpërmendura.
• Shtat i shkurtër
• Diabeti
• Çrregullime metabolike
• Steriliteti
• Sëmundje te tiroides
• Menopauza
• Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
• Problemet e kolesterolit
• Problemet që lidhen me pubertetin (të hershëm ose të vonuar)
• Prodhimi i tepruar ose i pamjaftueshëm i hormoneve
• Osteoporozën dhe brishtësinë e kockave
• Tumoret e gjëndrave endokrine
Testimet kryesore të punës së endokrinologut janë analizat laboratorike, e përdorur në një masë më të madhe se shumica e degëve të tjera të specializuara. Shumë kushte patologjike të gjëndrave endokrine hulumtohen nëpërmjet stimulimit ose ndalimin e veprimit të vetë gjëndrës: gjaku i pacientit i nënshtrohet testeve specifike për të vlerësuar çdo ndryshim të shkaktuar nga substanca e sekretuar.
Shumë e rëndësishme për endokrinologun është gjithashtu përdorimi i imazhit diagnostikues: Ekzaminimi imazherik i organeve endokrine në fakt mund të zbulojë praninë e anomalive.
Eshtë mirë të kërkoni një takim me endokrinologun në qoftë se testet laboratorike kanë zbuluar anomali të cilat tregojnë praninë e zbalancave endokrine; sa herë që shfaqen simptoma të reja në lidhje me sëmundjen endokrine; nëse jeni diagnostikuar me sëmundjen endokrine prej vitesh, por duhet te ndryshoni trajtimet; në rast se ndjeni nevojën për të pasur një mendim të dytë mbi diagnozën dhe / ose menaxhimin e sëmundjes endokrine që aktualisht vuani.

Mjeket

Dr.MATILDA KELMENDI
Dr.MATILDA KELMENDI
E Mërkurë/ E Enjte
15:00-17:00