Farmacia IDIAL filloi aktivitetin e saj në vitin 1995, si shoqeri e ndertuar mes “Idi Farmaceutici” s.p.a dhe Fondacionit “Zoja e Keshillit te mire”. Ndodhet në Rrugen e Kavajes 120 ne Tirane, prane Poliambulances “At Luigji Monti”. Ne vitin 2000 u mor licensa per te hapur nje farmaci “IDIAL 2” prane Spitalit Universitar “Zoja e Keshillit te Mire” dhe po ate vit u dha mundesia per te kryer aktivitetin e saj depos farmaceutike “IDIAL” si importuese-eksportuese medikamentesh dhe pajisjesh mjekesore.
Detyrat e stafit te kesaj farmacie jane:
- Ekzekutimi ne menyre korrekte e recetave te pershkruara nga mjeket .
- Zoterimi i aftesive teorike dhe praktike profesionale gjithnje ne rritje, per ti vene ne sherbim te pacienteve.
- Te veproje me pavaresi dhe ndergjegje te plote ne perputhje me principet etike duke pasur parasysh gjithmone te drejtat e te semurit dhe respektin per jeten e tij.
- Te kete kualifikim te vazhdueshem te organizuara nga Urdheri i Farmacistit ne bashkepunim me Fakultetin e Mjekesise dhe institucionet e tjera.
Aktualisht ne farmacine IDIAL ofrohen barna të kontrolluara dhe cilësore gjithashtu dhe produkte dermokozmetike, ortopedike, produkte për femijë, pajisje mjekesore etj.
Sherbimet qe ofron farmacia:
- Pergatitje e produkteve galenike
- Matje e tensionit falas
- Matje e peshes trupore
- Keshilla lidhur me shendetin dhe kozmetiken.