Sh. T. Bujar Nishani

President i Republikës së Shqipërisë

Sh. T. Mons. Rrok Mirdita,

Arqipeshkëv Metropolit i dioqezës Tiranë-Durrës

Vëlla Ruggero Valentini

Epror i Përgjithshëm i Kongregatës “Bijtë e Zojës së Papërlyer”

Vëlla Paolo Ruatti

Rektor i Nderuar

Në emër të Fondacionit që drejtoj, ju falënderoj të gjithë juve për praninë tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme dhe për vëmendjen tuaj për këtë Universitet që duket akoma i vogël në numra, por me siguri i madh në cilësinë e shërbimit edukues që ofron.

Mbi  të gjitha falënderoj studentët për praninë e tyre dhe durimin. Janë ata që bëjnë të mundur që Universiteti të ekzistojë. Historia na tregon që universitetet kanë lindur nga dëshira e studentëve për të organizuar kurse studimi jashtë manastireve. Para 800 vitesh, mendjet e reja evropiane, në Padova, Bolonjë, Paris dhe në qytete të tjera të rëndësishme kuptuan që vetëm nëpërmjet bashkëndarjes së shkencës mund të rritej dhe të përmirësohej njohuria shkencore në fushat e ndryshme të kërkimit njerëzor dhe t’i afroheshin të vërtetës. Gjithashtu, historia na thotë që me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar pasi intuita rinore u zëvendësua nga institucionet që me konservatorizmin e tyre, kanë thelluar largësinë mes mësuesve dhe studentëve. Ata që më parë ishin subjektet kryesore të universiteteve, studentët, u bënë në fakt ata që duhej të pranonin rregulla dhe mësime të detyrueshme nga të tjerët.

Të dashur studentë, ky Universitet ka shumë gjëra të bukura, por edhe kufizime për shkak të rinisë së tij, vetëm tetë vite jetë si dhe ka shpenzime administrimi të larta. A mund t’ju kërkoj juve pak fantazi që universitarët e parë të viteve 800 kanë pasur? Do të ishte bukur që ky Universitet të bëhej një vend ku marrëdhënia institucion-student të ripërpunohet për të krijuar diçka të re për të mirën e Universitetit dhe të vetë Shqipërisë. Ndërkohë që pres dhe shpresoj në këtë fantazi të studentëve, gëzohem duke ditur që akoma, me gjithë krizën ekonomike, numri i studentëve vazhdon të rritet. Serioziteti në mësimdhënie dhe në aspektet administrative vlerësohet për kohë të gjatë. Ne e shohim dhe për këtë, falënderoj administratorët dhe mësuesit, në emër të Fondacionit, entit juridik që ka themeluar Universitetin, dhe  kontrollon proceset e tij administrative dhe supervizon ato mësimoret.

Tiranë, 14 Nëntor 2012

Presidentit i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”

Atë Daniele Bertoldi