Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, lajmëron ndarjen nga jeta të Dr. Fratel, Prof Paolo Ruati, në Romë 31 Maj 2017.
Fratel Paolo Ruati ka punuar në Shqipëri si i pari Dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit nga vitit 2004 deri në 2006 -ën dhe Rektor 2006 – 2014. Gjithashtu ka punuar për shumë vite si ekspert dhe dermatolog i njohur pranë spitalit IDI të Romës. Ka ushtruar rolin e drejtorit të Poliambulancës Atë Luigji Monti, në Shqipëri.
Regulltar i Bijve të Zojës së Papërlyer, në jetën e tij si regulltar ka shërbyer si Atë i Përgjithshëm dhe Provincial i Kongregatës së Bijve të Zojës së Papërlyer.
Lindi në vitin 1940 në Trezolas – Trento. Vdiq pranë Spitalit “Santo Spirito” të Romës.
Në 1 Qershor 2017, në orën 16.30 do të kremtohet mesha, pranë Kishën së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Bashkëngjitur disa linqe të intervistave të dhëna nga Dr. Fratel, Prof Paolo Ruati
https://www.youtube.com/watch?v=pjkY36-NLQ0
https://www.youtube.com/watch?v=zJ38sTaB1GQ
http://www.radioradicale.it/scheda/393578/intervista-a-paolo-ruatti-sulluniversita-nostra-signora-del-buon-consiglio-di-tiranaNgushellimet