Pjesa më e madhe e grave që presin të bëhen nëna dhe marrin integratorë multi-vitaminikë kanë shumë pak mundësi që të nxjerrin përfitime nga këto produkte. E pohojnë autorët e një metanalize të provave në dispozicion, të cilët thonë se gratë shtatzëna që duan t’i garantojnë fëmijës një hyrje sa më të mirë në jetë, duhet të përqendrohen në përmirësimin e përgjithshëm të ushqyerjes së vetes. Është e rëndësishme, që të ndjekin këshillën e mjekut për të marrë integratorë të acidit folik dhe vitaminës D. Në të kaluarën mungesat e ushqimeve themelore kanë qenë të lidhura  me komplikacione të ndryshme në shtatzëni ose në lindje, të tilla si preeklampsia, rritje jonormale e fetusit, deformim i skeletit dhe peshë e ulët në lindje. Të gjitha këto çuan në zhvillimin e një tregu suplementesh multivitaminike  dhe mineralesh të destinuara për gratë në shtatzëni.

Në total këto produkte përmbajnë 20 ose më shumë vitamina  dhe minerale dhe për to shpenzohen mesatarisht 15 sterlina në muaj. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që gratë shtatzëna të ndjekin një regjim dietik të shëndetshëm dhe me larmi ushqimesh, gjithashtu të marrin 10 mcg vitaminë D në ditë si gjatë shtatzënisë ashtu edhe gjatë ushqyerjes me gji (për të kontribuuar në shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve të të porsalindurit). Rekomandohen edhe 400 mcg acidi folik çdo ditë para ngjizjes e deri në javën e 12 të shtatzënisë (për të parandaluar defektet e tubit neural (dëshmitë pro një rekomandimi të tillë janë të forta) si dhe 5 mg të acidi folik në ditë kur ka një histori familjare defektesh në tubin neural ose nëse nëna shfaq diabet apo kur ka pasur lindje të mëparshme të një fëmije me defekte në tubin neural. Ekspertët gjithashtu shprehen kundër marrjes së integratorëve që përmbajnë vitaminë A (retinol) meqë mund të dëmtojë fëmijën.

Pra nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të fortë për të rekomanduar që të gjitha gratë shtatzëna duhet të marrin integratorë  pre-natalë përtej atyre të lidhur me acidin folik dhe vitaminën D, që mund të blihen me një çmim të mirë edhe në version gjenerik”, shkruajnë autorët duke nënvizuar se pjesa më e madhe e provave në mbështetje të integratorëve multivitaminikë, vijnë nga studime të drejtuara në vende me të ardhura të ulëta ku gratë kanë më shumë mundësi për një nënushqyerje apo kequshqyerje në krahasim me gratë europiane.

“Duam të inkurajojmë gratë shtatzëna apo që po përpiqen, që të kenë një dietë të shëndetshme dhe të bilancuar me fruta të freskëta dhe perime si dhe integratorë që përmbajnë acid folik, – komenton Janet Fyle, obstetre në Royal College. – Dëshirojmë gjithashtu të nënvizojmë se nuk ka asnjë nevojë për të ngrënë sa për dy veta”.
Nga ana tjetër, Industry-funded health supplements information service në Britani replikon se ky revizionim do të krijojë vetëm konfuzion mes grave shtatzëna duke i kthyer mendjen shumë prej tyre për të përmirësuar marrjen e vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për to”.