Shërbimi i kirurgjisë maksilofaciale në qendrën Spitalore “Zoja e Këshillit të Mirë” zë fill që në vitin 2006, aplikuar fillimisht nga profesorët universitarë të cilët vinin nga spitalet më në zë të Italisë.

Kirurgjia-Maksilofaciale mbulon patologjitë si:

  •  Anomalitë dento-skeletrike,
  •  Keqformimet dentare dhe skeletrore, në pacientë të rinj deri tek pacientët e moshave të avancuara.

Gjithashtu parandalon dhe trajton patologjitë tumorale kokë-qafë.

Jo pak e rëndësishme është dhe pjesa e kirurgjisë estetike mbi fytyrën, kirurgji e cila prej vitesh aplikohet në Qendrën Spitalore “Zoja e Këshillit të Mirë”. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale ka marrë pozita të rëndësishme edhe si rezultat i kontributit të ekipit tejet profesional të ortodoncisë dhe anestezisë që mundëson trajtime në regjime ditore, duke i mundësuar pacientëve zgjidhje të shpejta dhe pa problematika të theksuara.