Day Surgery apo kirurgjia ditore është shërbimi më i ri në Poliambulancën “Atë Luigji Monti”.
Por çfarë është kjo metodë, e cila po aplikohet sot në botën perëndimore?
Dr. Eliot Cule, mjek kirurg, i strukturuar në Departamentin e Shkencave Kirurgjikale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpjegon se me kirurgji ditore garanton siguri të plotë për disa ndërhyrje, të cilat janë të listuara.
Day surgery nënkupton edhe benefit për pacientin. Kjo pasi, pacienti operohet paradite dhe mbas disa orësh mund të largohet në shtëpi, (gjithmonë kur gjendja post- operatore e lejon).
Dr. Eliot Cule tregon se anestezia e përdorur (selektive dhe sedacioni) tolerohet nga pacienti, duke mos sjellë shqetësimet e zakonshme pas daljes së anestezisë (përzierjet- neveri).
Poliambulanca “Atë Luigji Monti” vë në dispozicion të pacientëve Day Surgery, që njëkohësisht sjell ulje të kostos operatore, një ndër arsyet kryesore që shoqëria në ditët e sotme po sheh sa vjen e më shumë drejt kirurgjisë ditore.