Përgjegjësitë

Ju jeni të detyruar te jepni gjithnje të dhëna të sakta si:
Emri, mbiemri, datë-lindja, adresa, nr.i telefonit, Nr i ID kur ju kërkohet.

  • Ju duhet të sillni gjithnjë më vete rekomandimin e mjekut për të bërë ekzaminime,analiza laboratorike R-grafi, Eko etj.

  • Ju duhet ti keni gjithnjë më vete dokumentacionin që informon mjekun për historikun e sëmundjes tuaj të mëparshme,medikamentet që keni përdorur apo po përdorni momentalisht.

  • Vizitat apo analizat laboratorike paguhen vetëm ne recepsion (sekretari) dhe është e ndaluar për mjekët dhe personelin të pranojnë çfarëdolloj kompensimi në lekë.