FAQ-s

Pap test-i eshte nje kontroll rutine e rendesishme per shendetin e gruas i cili ben te mundur kapjen heret ne kohe te kancerit te qafes se mitres,i cili sot trajtohet me sukses. Pap test-i, eshte emertuar keshtu per nder te Dr George Papanicolaou. Pap test-i është mledhja dhe vrojtimi mikroskopik i qelizave te marra nga qafa e mitres.
Ne pergjithesi mosha per te bere Pap test fillon nga 21-25 vjec,dhe vazhdon deri ne moshen 50-60 vjec. Grate mbi 30 vjec mund te kontrollohen nje here ne tre vjet n.q.s ato kane pasur tre Pap test-e te meparshme me rezultat normal. Grate e moshes 65-70 vjec qe gjate 10 vjeteve te fundit kane pasur te pakten tre Pap teste normale,mund te vendosin duke u konsultuar edhe me mjekun gjinekolog per te mos e bere me kete kontroll. Grate qe kane bere heqje totale te uterusit dhe qafes se mitres nuk kane nevoje ti nenshtrohen ketij testi.
Një Pap test , së bashku me ekzaminime te tjera(kolposkopi,biopsi etj..), është një pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor rutinë e një gruaje për shkak se ajo mund të zbulojë anomalitë që mund të çojnë në kancer . Shumica e kancereve invazive të qafës së mitrës mund të zbulohen herët nëse gratë bejne Pap testin dhe ekzaminime te tjera rregullisht. Si ne shumë lloje të kancerit, kanceri i qafës së mitrës trajtohet me sukses në qoftë se ajo është zbuluar herët.
Pap test-i është i dobishem për zbulimin jo vetëm te qelizave kanceroze ne qafen e mitres, por edhe anomali të e tjera të qafës së mitrës dhe vaginale, duke përfshirë dysplasia (qelizat prekancerogjene) dhe inflamacionin. • Inflamacioni • Infeksioni • Qelizave jonormale • Qelizat precancerogjene

Përgatitja Për Ekzaminimet

Ne Diten e Ekzaminimit Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Urinoni nje ore para ekzaminimit. Pasi keni urinuar,pini rreth nje liter uje natyral(jo te gazuar), duke mos shkuar ne banjo deri sa te kryeni ekzaminimin. Pregatitja per Eko Abdominale Superiore Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Ne rast se eshte rekomanduar per te pare pankreasin(kolecisten) te pije uje natyral (jo te gazuar), gjysem ore perpara ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Ne Diten e Ekzaminimit Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Urinoni nje ore para ekzaminimit. Pasi keni urinuar,pini rreth nje liter uje natyral(jo te gazuar), duke mos shkuar ne banjo deri sa te kryeni ekzaminimin. Pregatitja per Eko Abdominale Superiore Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Ne rast se eshte rekomanduar per te pare pankreasin(kolecisten) te pije uje natyral (jo te gazuar), gjysem ore perpara ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Pini lëngje, nje liter uje natyral(jo te gazuar), per te mbushur fshikëzen tuaj. Kjo duhet të perfundoje një orë para fillimit të ekzaminimit. Mos e zbrazni fshikëzen tuaj derisa te kryeni ekzaminimin. Per Eco-transvaginale duhet te urinoni perpara ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Pregatitja per Eko Obstetrikale – Deri në 25 javë shtatzënë Pini lëngje, nje liter uje natyral(jo te gazuar), per te mbushur fshikëzen tuaj. Kjo duhet të perfundoje një orë para fillimit të ekzaminimit. Mos e zbrazni fshikëzen tuaj derisa te kryeni ekzaminimin. Për gratë që janë 26 javë shtatzënë e më tej , nuk eshte e nevojshme ndonje pregatitje e vecante. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Perpara se te behet nje mamografi duhet nje konsulte me mjekun senolog. Pacienti duhet te jete mbi moshen 35-vjec, dhe 2-3 dite pasi ka mbaruar menstruacionet, ne te kundert, mamografia realizohet vetem me rekomandimin e mjekut. Ne Diten e Ekzaminimit Mos përdorni ndonje puder, deodorante ne gji apo ne zonat e sqetullave. Ju lutemi merini me vete filmat tuaj të mamografise se meparshme si edhe pershkrimin e mjekut,duke i sjelle me vete diten e ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
acienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Perdorni lugen e vogel te lidhur ne kapakun e enes (kontenitorit steril qe gjendet ne farmaci) per te mbledhur fecen. Mblidhni nje sasi te vogel te materialit ne vende te ndryshme, filetojeni mire kapakun e enes (kontenitorit) dhe dorezojeni brenda dy oresh.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Mbledhja duhet te kryhet duke perdorur enen me formaline, qe gjendet ne farmacine tone. Duke perdorur lugen e vogel te lidhur ne kapakun e enes(kontenitorit) meret materiali ne porcione te vogla dhe ruhet ne nje vend te fresket. Kjo perseritet tre dite rrjesht. Pasi e keni filetuar mire kapakun,dorezojeni enen(kontenitorin) brenda dymbedhjete oresh nga mbledhja e fundit.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Mblidhni urinen e pare te mengjesit. Perpara mbledhjes, lani mire duart, e me pas pjeset intime(sidomos femrat). Pasi keni derdhur pjesen e pare, mblidhni porcionin e mesit te urines. Beni kujdes duke evituar prekjen me dore ose me rroba te pjeseve te brendeshme te enes, duke e hapur ate vetem ne momentin e fundit. Filetojeni mire kapakun e enes (kontenitorit), dhe dorezojeni brenda nje ore nga momenti i mbledhjes.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Rekomandohet te jete pa ngrene dhe pa pire (pervec ujit) te pakten gjashte ore perpara marjes se analizave te gjakut.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Rekomandohet te mos lahen pjeset genitale,te mos perdoren lavazhe,medikamente ose dizinfektante ne vagine.
Ne Diten e Ekzaminimit Nuk duhet te kryhen marrëdhënie seksuale nga 3-5 ditë. Kontenitori për grumbullimin e materialit duhet te jetë steril dhe të shënohet emri/mbiemri. Përpara marrjes se likidit seminal duhet te urinohet dhe pastaj te procedohet duke lare mire duart e me pas organet genitale. Kampioni ose materiali i mbledhur mundësisht të merret nepermjet masturbimit(do te ishte me mire ne ambientet e ambulances). Beni kujdes që sasia e likidit seminal te jetë i mbyllur në ene(kontenitor) sterile. Likidi seminal (sperma) duhet te dorezohet brenda 30 minutave nga momenti i mbledhjes. Gjatë transportit në stinen e ftohte, mbani kampionin ne temperaturën e trupit, dhe ne çdo rast temperatura duhet të jete jo më e vogel se 20° C. MBLEDHJA PREFEROHET TE BEHET PAS NJE GJENDJE TE MIRE SHENTETESORE TE NJE PERIUDHE PREJ 60 DITESH. Infeksionet virale ose te natyrave te tjera mund te modifikojne perkohesisht cilesine e likidit seminal(spermes),si p.sh. gjendje gripale dhe marja e antibiotikeve. Per keto dhe me gjere duhet ti kerkoni informacione mjekut specialist.
e Diten e Ekzaminimit Mbledhja e urines do te behet ne nje ene 1.5-2 litra. Mbledhja mund te filloje pas urinimit te pare, te mengjesit. Shenon oren; nga ky moment e ne vazhdim mblidhet ne ene e gjithe urina deri diten e neserme ne te njejten ore,qe shenon edhe fundin(24 ore). Nga nje urinim ne tjetrin ena(kontenitori) ruhet ne nje ambient te fresket dhe per tu mbrojtur nga rrezatimi diellor mbeshtillet me leter alumini. A.Dorezoni enen(kontenitorin),me te gjithe urinen e mbledhur,brenda dy oresh nga mbledhja e fundit. B. Alternative tjeter: matni me saktesi volumin e te gjithe urines se mbledhur dhe dorezoni nje kampion (te pakten nje ene me 100 ml) duke na dhene sasine totale te volumit(litra) te matur per 24 ore. MBLEDHJA PREFEROHET TE BEHET PAS NJE GJENDJE TE MIRE SHENTETESORE TE NJE PERIUDHE PREJ 60 DITESH. Infeksionet virale ose te natyrave te tjera mund te modifikojne perkohesisht cilesine e likidit seminal(spermes),si p.sh. gjendje gripale dhe marja e antibiotikeve. Per keto dhe me gjere duhet ti kerkoni informacione mjekut specialist.
Nje Dite Perpara Ekzaminimit Mengjesi: çaj , 2 feta te holla buke te thekur,marmalate frutash; Dreka: nje pjate supe e holle,gjoks pule te zier;nje fete e holle buke e thekur; Ora 13.00 pini nje ose dy gota me uje natyral(jo te gazuar); Ora 15.00 pini nje ose dy gota me uje natyral(jo te gazuar); Ora 17.00 pini nje ose dy gota me uje natyral(jo te gazuar); Darka: nje pjate me supe te holle,marmalate frutash;2 feta te holla buke te thekur; leng frutash te shtrydhur; Ora 22.00 dy luge vaj recini ose një paketë sulfat magnezi(ne farmaci). Ne Diten e Ekzaminimit Ne mengjes ,pasi keni shkarkuar zorren e trashe(te dilni jashte) dhe te urinoni, duhet te paraqiteni ne ambulance ne oren 08.00 pa ngrene dhe pa pire. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
(Pap Smear, Pap Screening, Papanicolaou Test) Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Disa faktore qe duhen pasur parasysh per marrjen e Pap-testit jane: Gruaja duhet te jete 5-6 dite pasi ka mbaruar menstruacionet (zakonet). Nuk duhet te perdoren substanca të tilla si kremra ​​vaginale, medikamente,dizinfektante 2-3 ditë para Pap test-it, pasi këto substanca mund të ndryshojnë pH e qelizave ose fshehin qelizat jonormale. Nuk rekomandohet dy deri tre ditë para një Pap test-i larja vaginale ne brendesi pasi mund të shpelaje qelizat sipërfaqësore. Te evitohen marrëdhëniet seksuale per 72 orë përpara Pap testi-t pasi mund të shkaktojë inflamacion të indeve.
Për realizimin e Ezofago Gastro Duodeno Skopisë (Fibrogastroskopia) pacienti duhet te paraqitet në ambulatorin e endoskopisë pa ngrënë dhe pa pirë (asgjë) prej të paktën 6 orësh dhe në vaktin e mëparshëm duhet të ketë konsumuar vetëm ushqime gjysem të lëngëshme ose të lëngëshme.
Nëse pacienti në kohët e fundit ka ankuar të vjella të përsëritura, duhet të marrë informacione shtesë nga personel i kualifikuar.
Sulfati i Magneziumit është një pluhur i posaçëm që përdoret për të përgatitur zorrën përpara se të kryeni kolonoskopinë. Duhet te merrni 3 paketa me Sulfat Magneziumi.
Një ditë përpara ekzaminimit duhet të konsumohet një mëngjes i lehtë.
Më vonë nuk lejohet të konsumohet asnjë ushqim i fortë.
Konsumoni lëngje të kthjellta përgjatë gjithë ditës bashkë me Tretesiren e Sulfatit te Magneziumit.
Lëngje të kthjellta, të lejuara janë: ujë, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash (te kulluara).
Nuk duhet të pini lëngje frutash me ngjyra te forta veçanerisht me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, ose të konservuara sepse këto mund të shkaktojnë veshje të mukozës së zorrës.
Ju duhet të filloni përgatitjen e zorrës sipas përshkrimit, në mesditën e një dite para ekzaminimit rreth orës 12.00.
Çdo paketë duhet të tretet në 1,5 litër ujë pa gaz secila. Doza normale është 3 paketa dhe tretësira (4,5 litra), duhet të merret një gotë çdo çerek ore deri sa të konsumohet e gjitha.
Pacientë që kanë pasur më parë ndërhyrje kirurgjikale të hejes së njëpjese të zorrës duhet të marrin informacione shtesë nga personel i kualifikuar.
Përzierja mund të mbahet në frigorifer për ta bërë shijen më të pranueshme. Kujdes, përzierja duhet të jetë e tretur mirë, pa grimca të dukshme. Mos e pini menjëherë të gjithë shishen e tretësirës, sepse kjo mund të shkaktojë të vjella. Nëse keni ndjesinë e të vjellës, ngadalësojeni pak pirjen. Ndërkohë, nga një gotë tretësirë në tjetrën, duhet të konsumohet ujë dhe lëngje të kthjellta.
KUJDES! Duhet të merren të tre paketat (me 4,5 litra ujë), për një periudhë 4 deri 6 orë, përveç të cilave sigurohuni që të konsumoni sasi të madhe lëngjesh të kthjellta shtesë (mbi 6 litra), të cilat ju ndihmojnë të mos dehidroheni. Kjo siguron dhe një pastrim të mirë të zorrës.
Për të shmangur urinë, duhet të merrni lëngje me përmbajtje proteinash (lëng mishi të kthjellët). Mund të përjetoni disa dhimbje barku ose ndjesi të vjelle, të cilat do të lehtësohen me daljet jashtë (defekimet). Daljet e shpeshta jashtë pritet të fillojnë pasi të keni pirë shishen e parë të tretësiës klean-prep. Sigurohuni të jeni afër tualetit dhe të keni pasditen pushim.
Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha udhëzimet për përgatitjen e zorrës, në mënyrë që të keni një ekzaminim sa më të mirë dhe efektiv.
Ditën e ekzaminimit vazhdoni të merrni lëngje të kthjellta deri dy orë para orës së ekzaminimit.
Daljet e shpeshta diarreike mund të lëndojnë pjesën e anusit, kështu që rekomandohet të përdoret vazelinë ose produkte të tjera lubrifikuese në zonën e lënduar. Gjithashtu për të parandaluar flluskat gjatë ekzaminimit ju rekomandojmë të perdorni 4-tableta Simetikon (Espumisan), të cilat pihen 2 tableta çdo 8 orë.
V.O. Të mos ndërpriten mjekimet për problemet e tjera shëndetësore përveç antikoagulantëve (aspirinë, sintrom, plavix), të cilat nuk duhen përdorur 2 ditë përpara ekzaminimit.
Klean Prep është një pluhur i posaçëm që përdoret për të përgatitur zorrën përpara se të kryeni kolonoskopinë. Një kuti Klean Prep ka 4 paketa.
Një ditë përpara ekzaminimit duhet të konsumohet një mëngjes i lehtë.
Më vonë nuk lejohet të konsumohet asnjë ushqim i fortë.
Konsumoni lëngje të kthjellta përgjatë gjithë ditës bashkë me Klean-prep.
Lëngje të kthjellta, të lejuara janë: ujë, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash (te kulluara).
Nuk duhet të pini lëngje frutash me ngjyra te forta veçanerisht me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, ose të konservuara sepse këto mund të shkaktojnë veshje të mukozës së zorrës.
Ju duhet të filloni përgatitjen e zorrës sipas përshkrimit, në mesditën e një dite para ekzaminimit rreth orës 12.00.
Çdo paketë duhet të tretet në 1 litër ujë secila. Doza normale është 4 paketa dhe tretësira (4 litra), duhet të merret një gotë çdo çerek orederi sa të konsumohet e gjitha.
Pacientë që kanë pasur më parë ndërhyrje kirurgjikale të hejes së njëpjese të zorrës duhet të marrin informacione shtesë nga personel i kualifikuar.
Përzierja mund të mbahet në frigorifer për ta bërë shijen më të pranueshme. Kujdes, përzierja duhet të jetë e tretur mirë, pa grimca të dukshme. Mos e pini menjëherë të gjithë litrin e tretësirës, sepse kjo mund të shkaktojë të vjella. Nëse keni ndjesinë e të vjellës, ngadalësojeni pak pirjen. Ndërkohë, nga një gotë tretësirë në tjetrën, duhet të konsumohet ujë dhe lëngje të kthjellta.
KUJDES! Duhet të merren të katërta paketat (me 4 litra ujë), për një periudhë 4 deri 6 orë, përveç të cilave sigurohuni që të konsumoni sasi të madhe lëngjesh të kthjellta shtesë (mbi 6 litra), të cilat ju ndihmojnë të mos dehidroheni. Kjo siguron dhe një pastrim të mirë të zorrës.
Për të shmangur urinë, duhet të merrni lëngje me përmbajtje proteinash (lëng mishi të kthjellët). Mund të përjetoni disa dhimbje barku ose ndjesi të vjelle, të cilat do të lehtësohen me daljet jashtë (defekimet). Daljet e shpeshta jashtë pritet të fillojnë pasi të keni pirë shishen e parë të tretësiës klean-prep. Sigurohuni të jeni afër tualetit dhe të keni pasditen pushim.
Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha udhëzimet për përgatitjen e zorrës, në mënyrë që të keni një ekzaminim sa më të mirë dhe efektiv.
Ditën e ekzaminimit vazhdoni të merrni lëngje të kthjellta deri dy orë para orës së ekzaminimit.
Daljet e shpeshta diarreike mund të lëndojnë pjesën e anusit, kështu që rekomandohet të përdoret vazelinë ose produkte të tjera lubrifikuese në zonën e lënduar. Gjithashtu për të parandaluar flluskat gjatë ekzaminimit ju rekomandojmë të perdorni 4-tableta Simetikon (Espumisan), të cilat pihen 2 tableta çdo 8 orë.
V.O. Të mos ndërpriten mjekimet për problemet e tjera shëndetësore përveç antikoagolantëve (aspirinë, sintrom, plavix), të cilat nuk duhen përdorur 2 ditë përpara ekzaminimit.