Ne Diten e Ekzaminimit Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Urinoni nje ore para ekzaminimit. Pasi keni urinuar,pini rreth nje liter uje natyral(jo te gazuar), duke mos shkuar ne banjo deri sa te kryeni ekzaminimin. Pregatitja per Eko Abdominale Superiore Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Ne rast se eshte rekomanduar per te pare pankreasin(kolecisten) te pije uje natyral (jo te gazuar), gjysem ore perpara ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Ne Diten e Ekzaminimit Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Urinoni nje ore para ekzaminimit. Pasi keni urinuar,pini rreth nje liter uje natyral(jo te gazuar), duke mos shkuar ne banjo deri sa te kryeni ekzaminimin. Pregatitja per Eko Abdominale Superiore Pacienti duhet te jete te pakten gjashte ore pa ngrene nga orari i ekzaminimit. Ne rast se eshte rekomanduar per te pare pankreasin(kolecisten) te pije uje natyral (jo te gazuar), gjysem ore perpara ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Pini lëngje, nje liter uje natyral(jo te gazuar), per te mbushur fshikëzen tuaj. Kjo duhet të perfundoje një orë para fillimit të ekzaminimit. Mos e zbrazni fshikëzen tuaj derisa te kryeni ekzaminimin. Per Eco-transvaginale duhet te urinoni perpara ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Pregatitja per Eko Obstetrikale – Deri në 25 javë shtatzënë Pini lëngje, nje liter uje natyral(jo te gazuar), per te mbushur fshikëzen tuaj. Kjo duhet të perfundoje një orë para fillimit të ekzaminimit. Mos e zbrazni fshikëzen tuaj derisa te kryeni ekzaminimin. Për gratë që janë 26 javë shtatzënë e më tej , nuk eshte e nevojshme ndonje pregatitje e vecante. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Perpara se te behet nje mamografi duhet nje konsulte me mjekun senolog. Pacienti duhet te jete mbi moshen 35-vjec, dhe 2-3 dite pasi ka mbaruar menstruacionet, ne te kundert, mamografia realizohet vetem me rekomandimin e mjekut. Ne Diten e Ekzaminimit Mos përdorni ndonje puder, deodorante ne gji apo ne zonat e sqetullave. Ju lutemi merini me vete filmat tuaj të mamografise se meparshme si edhe pershkrimin e mjekut,duke i sjelle me vete diten e ekzaminimit. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
acienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Perdorni lugen e vogel te lidhur ne kapakun e enes (kontenitorit steril qe gjendet ne farmaci) per te mbledhur fecen. Mblidhni nje sasi te vogel te materialit ne vende te ndryshme, filetojeni mire kapakun e enes (kontenitorit) dhe dorezojeni brenda dy oresh.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Mbledhja duhet te kryhet duke perdorur enen me formaline, qe gjendet ne farmacine tone. Duke perdorur lugen e vogel te lidhur ne kapakun e enes(kontenitorit) meret materiali ne porcione te vogla dhe ruhet ne nje vend te fresket. Kjo perseritet tre dite rrjesht. Pasi e keni filetuar mire kapakun,dorezojeni enen(kontenitorin) brenda dymbedhjete oresh nga mbledhja e fundit.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Mblidhni urinen e pare te mengjesit. Perpara mbledhjes, lani mire duart, e me pas pjeset intime(sidomos femrat). Pasi keni derdhur pjesen e pare, mblidhni porcionin e mesit te urines. Beni kujdes duke evituar prekjen me dore ose me rroba te pjeseve te brendeshme te enes, duke e hapur ate vetem ne momentin e fundit. Filetojeni mire kapakun e enes (kontenitorit), dhe dorezojeni brenda nje ore nga momenti i mbledhjes.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Rekomandohet te jete pa ngrene dhe pa pire (pervec ujit) te pakten gjashte ore perpara marjes se analizave te gjakut.
Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Ne Diten e Ekzaminimit Rekomandohet te mos lahen pjeset genitale,te mos perdoren lavazhe,medikamente ose dizinfektante ne vagine.
Ne Diten e Ekzaminimit Nuk duhet te kryhen marrëdhënie seksuale nga 3-5 ditë. Kontenitori për grumbullimin e materialit duhet te jetë steril dhe të shënohet emri/mbiemri. Përpara marrjes se likidit seminal duhet te urinohet dhe pastaj te procedohet duke lare mire duart e me pas organet genitale. Kampioni ose materiali i mbledhur mundësisht të merret nepermjet masturbimit(do te ishte me mire ne ambientet e ambulances). Beni kujdes që sasia e likidit seminal te jetë i mbyllur në ene(kontenitor) sterile. Likidi seminal (sperma) duhet te dorezohet brenda 30 minutave nga momenti i mbledhjes. Gjatë transportit në stinen e ftohte, mbani kampionin ne temperaturën e trupit, dhe ne çdo rast temperatura duhet të jete jo më e vogel se 20° C. MBLEDHJA PREFEROHET TE BEHET PAS NJE GJENDJE TE MIRE SHENTETESORE TE NJE PERIUDHE PREJ 60 DITESH. Infeksionet virale ose te natyrave te tjera mund te modifikojne perkohesisht cilesine e likidit seminal(spermes),si p.sh. gjendje gripale dhe marja e antibiotikeve. Per keto dhe me gjere duhet ti kerkoni informacione mjekut specialist.
e Diten e Ekzaminimit Mbledhja e urines do te behet ne nje ene 1.5-2 litra. Mbledhja mund te filloje pas urinimit te pare, te mengjesit. Shenon oren; nga ky moment e ne vazhdim mblidhet ne ene e gjithe urina deri diten e neserme ne te njejten ore,qe shenon edhe fundin(24 ore). Nga nje urinim ne tjetrin ena(kontenitori) ruhet ne nje ambient te fresket dhe per tu mbrojtur nga rrezatimi diellor mbeshtillet me leter alumini. A.Dorezoni enen(kontenitorin),me te gjithe urinen e mbledhur,brenda dy oresh nga mbledhja e fundit. B. Alternative tjeter: matni me saktesi volumin e te gjithe urines se mbledhur dhe dorezoni nje kampion (te pakten nje ene me 100 ml) duke na dhene sasine totale te volumit(litra) te matur per 24 ore. MBLEDHJA PREFEROHET TE BEHET PAS NJE GJENDJE TE MIRE SHENTETESORE TE NJE PERIUDHE PREJ 60 DITESH. Infeksionet virale ose te natyrave te tjera mund te modifikojne perkohesisht cilesine e likidit seminal(spermes),si p.sh. gjendje gripale dhe marja e antibiotikeve. Per keto dhe me gjere duhet ti kerkoni informacione mjekut specialist.
Nje Dite Perpara Ekzaminimit Mengjesi: çaj , 2 feta te holla buke te thekur,marmalate frutash; Dreka: nje pjate supe e holle,gjoks pule te zier;nje fete e holle buke e thekur; Ora 13.00 pini nje ose dy gota me uje natyral(jo te gazuar); Ora 15.00 pini nje ose dy gota me uje natyral(jo te gazuar); Ora 17.00 pini nje ose dy gota me uje natyral(jo te gazuar); Darka: nje pjate me supe te holle,marmalate frutash;2 feta te holla buke te thekur; leng frutash te shtrydhur; Ora 22.00 dy luge vaj recini ose një paketë sulfat magnezi(ne farmaci). Ne Diten e Ekzaminimit Ne mengjes ,pasi keni shkarkuar zorren e trashe(te dilni jashte) dhe te urinoni, duhet te paraqiteni ne ambulance ne oren 08.00 pa ngrene dhe pa pire. Ju lutemi sillni me vete ekzaminimet e meparshme si dhe rekomandimin e mjekut ku jane specifikuar kerkesa te vecanta per ekzaminimin.
(Pap Smear, Pap Screening, Papanicolaou Test) Pacienti eshte i lutur te zbatoje me korrektesi udhezimet e meposhtme. Disa faktore qe duhen pasur parasysh per marrjen e Pap-testit jane: Gruaja duhet te jete 5-6 dite pasi ka mbaruar menstruacionet (zakonet). Nuk duhet te perdoren substanca të tilla si kremra ​​vaginale, medikamente,dizinfektante 2-3 ditë para Pap test-it, pasi këto substanca mund të ndryshojnë pH e qelizave ose fshehin qelizat jonormale. Nuk rekomandohet dy deri tre ditë para një Pap test-i larja vaginale ne brendesi pasi mund të shpelaje qelizat sipërfaqësore. Te evitohen marrëdhëniet seksuale per 72 orë përpara Pap testi-t pasi mund të shkaktojë inflamacion të indeve.