Poliambulanca “Ate Luigji Monti”

000.padremonti_0Poliambulanca “At Luigji Monti” në “Rrugën e Kavajës”, Nr.120 në qendër të qytetit të Tiranës.  ofron shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, falë bashkëpunimit të specialistëve të ndryshëm. Poliambulanca është e lidhur me Qendren Stomatologjike dhe me Qendrën e Fizioterapise(te vendosura ne ambientet e Unizkm). E gjithë kjo do të përbëjë kuadrin e plotë të organizimit të spitalit, për të cilin po punohet, në mënyrë që së shpejti të bëhet e mundur hapja e një sektori të parë që do të ofrojë shërbimin e shtrimit.

Struktura e Poliambulancës plotësohet me Laboratorin e Analizave  dhe atë të Farmacisë IDI-al, të vendosura po në të njëjtën ndërtesë.

Historiku

Pas rënies së regjimit komunist dhe pas apelit të papës Gjon Pali II për të qënë të pranishëm në Shqipëri, në vitin 1993,Kongregata fetare e Bijve të Zojës së Papërlyer themelon në Vendin e Shqiponjave një Fondacion, duke marrë kështu emrin nga një kishë në Shkodër, kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, e ëma e Krishtit. Aktiviteti i parë është poliambulanca e hapur në qendër të kryeqytetit, që edhe sot kryen 40 mijë vizita shëndetësore në vit. Qeveria shqiptare i kërkon Nënë Terezës së Kalkutësme origjinë shqiptare të mundësojë ndërtimin e një spitali, projekt ky që u ndërmor më pas nga Fondazioni ZKM falë traditës të Kongregatës në fushën e shëndetësisë. Në vitin 1995 fillon ndërtimi, shpesh herë i ndërprerë për ngjarje të ndryshme duke filluar nga parregullsitë e rendit publik në vitin 1997, me rënien e firmave piramidale, duke vazhduar me luftën e Kosovës dhe eksodin e qindra mijëra refugjatëve kosovarë drejt Shqipërisë. Për një vit Fondacioni administroi një qendër pritjeje.Në vitin 2004 Fondacioni i dha jetë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, siç ishte parashikuar në projektin fillestar. Sot universiteti është një pikë referimi shumë e rëndësishme për mbarë vendin. Për mbështetjen e nismave të ndryshme, bashkëpunojnë Murgeshat e Mëshirës nga Verona, të cilat kanë qënë të pranishme në Shqipëri që nga fillimet e demokracisë. Të njëjtat murgesha, prej vitesh drejtojnë pranë degës së Elbasanit kurse formimi për infermierë. Ndër mbështetësit e këtij projekti të madh duhet përmendur: në veçanti, Kisha Katolike Italiane dhe ndër të tjera, Shoqata pro Ballkanit, Shoqata Dokita dhe Kongregata. Në planin shkencor Fondacioni krenohet me struktura të rëndësishme të angazhuara në sektorin shëndetësor, kërkimor dhe formues: IDI, Elea, Nerviano Medical Sciences, IDI Farmaceutici ecc.

PARTNERET TANE NDERKOMBETARE