Psikologjia Klinike është një nga fushat kryesore të kërkimit dhe ndërhyrjes profesionale në psikologji, e cila karakterizohet nga teoritë, metodat dhe mjetet e ndërhyrjes që synojnë parandalimin, vlerësimin, rehabilitimin dhe mbështetjen psikologjike.
Psikologjia Klinike është një nga fushat kryesore të kërkimit dhe ndërhyrjes profesionale në psikologji, fushat e zbatimit të së cilës janë: problemet e adaptimit, çrregullimet e sjelljes, gjendjet dhe kushtet e vuajtjes emocionale dhe psikike, në mënyrë që të vlerësojnë, lehtësojnë dhe mbështesin mirëqenien dhe zhvillimin emocional dhe relacional, të individit. Psikologjia Klinike karakterizohet nga teoritë, metodat dhe mjetet e ndërhyrjes që synojnë parandalimin, vlerësimin, rehabilitimin dhe mbështetjen psikologjike, duke marrë parasysh veçanërisht kërkesën e përdoruesit individual dhe kolektiv (çifti, familja, grupet, organizatat dhe komunitetet), ndërhyrjet psikodiagnostike, ndihmëse dhe mbështetëse, përfshirë ato rreptësisht psikoterapeutike (të cilat përbëjnë një nëngrup të veçantë të specializuar të ndërhyrjeve klinike që synojnë e trajtojnë forma më të strukturuara psikopatologjike).
Secili prej nesh në një moment të caktuar të jetës së tij, mund të ndiejë nevojën e një ndihme të specializuar. Psikologut mund t’i drejtohet një qytetar/individ, shërbimet sociale, shkollat, kooperativa sociale, këshillime familjare, gjykatat, institucionet bankare, institucionet penale, institucionet kërkimore, studiot juridike, grupet sportive etj. Aplikimi i punës së psikologut është shumë i gjerë dhe mbulon pjesën më të madhe të aktivitetve njerëzore. Ndonjëherë mund t’i drejtohemi psikologut edhe për një këshillë apo sugjerim në një moment vështirësie e zgjedhjeje në fusha të ndryshme të jetës, puna, shkolla, shëndeti, lidhjet afektive e relacionale, gjendjet emotive, apo patologji të tjera më të theksuara.
Psikologu mund të trajtojë dhe mbajë nën kontroll:
-
Psikozat dhe neurozat
-
Depresionin
-
Atakun e panikut
-
Gjendjet e ankthit
-
Stresin
-
Varësitë e ndryshme patologjike (droga, alkooli, lojrat e fati, interneti, lidhjet patologjike, etj)
-
Problematikat e ushqyerjes (anoreksia e bulimia, obeziteti)
-
Problematikat seksuale
-
Problematikat në çift
-
Fobitë dhe obsesionet
-
Gjendjet e ndryshme emocionale
-
Çrregullimet e personalitetit
Psikologu përdor teknika e strategji të bazuara në teorinë e referimit, sipas formimit të tij profesional, nëpërmjet intervistës dhe konsultimit klinik. I vetmi mjet që ka ai në dispozicion është fjala e pacienti që ka kërkuar ndihmën e tij.
Medici
E Shtunë
09:00-13:00
09:00-13:00