Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ka planifikuar vizita falas me specialistë nga spitali i Bolonjës, në Itali.
Vizita mjekësore përfshin: një vlerësim postural dhe një seancë terapeutike (në rast se nevojitet) me aparatura të fjalës së fundit dhe të vetmet e llojit të tyre në Shqipëri.
Aparaturat moderne, disa prej të cilave sapo kanë mbërritur në Klinikë, janë:
Onde D’urto focalizzate (aparaturë për trajtimin e kalçifikimeve në shputën e këmbës apo të shpatulës)
Lazer Jag (aparaturë që trajton dhimbjet në trup)
Hipertermia (aparaturë që trajton dhimbjet e mesit apo hernies diskale)
Formetric 4D (aparaturë që kryen vlerësimin e problemeve të shtyllës kurrizore tre dimensionale)
Vizitat do të realizohen nga mjekë të njohur Italianë, në datën 29 Qershor nga ora 12.00- 20.00 dhe në datë 30 Qershor nga ora 09.00- 19.00, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Për të prenotuar takimin tuaj mund të telefononi në numrin 042273291