Ministrja Ogerta Manastirliu ka kryer një vizitë pranë strukturave të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” ku është prezantuar me strukturën e re të Spitalit “Katolik Zoja e Këshillit të Mirë” si dhe ka vizituar disa prej ambjenteve ekzistuese të strukturës shëndetësore, gjithashtu dhe ambjente të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Gjatë kësaj vizite Ministrja ka shprehur vlerësim të lartë për punën e kryer në drejtim të zhvillimit dhe modernizimit të mëtejshëm të strukturave shëndetësore dhe infrastrukturës në tërësi.

—-