Nisma e marre nga Klinika Stomatologjike “Zoja e Keshillit te Mire” bazohet ne nje fushate sensibilizuese me qellim edukimin, diagnostifikimin dhe kurimin e problematikave dentare tek nje grup femijesh te Komunitetit Rom frekuentues te Qendres Sociale Don Bosko, Tirane.
Gjate kesaj nisme femijet u istruktuan mbi metodat e duhura per larjen e dhembeve si dhe u keshilluan mbi kujdesin qe duhet te ushtrojne per aparatin e goje.
Mbi 50 femije te ketij komuniteti perfituan nga kjo nisme duke kryer vizita dhe trajtime te problematikave te ndyshme dentare prane kesaj qendre.