Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është duke rivlerësuar përfitimet dhe risqet e tabletave të paracetamolit me lëshim të modifikuar të cilat janë të disponueshme në shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian dhe që janë projektuar për të lëshuar paracetamolin për një periudhë më të gjatë kohe. “Janë tableta të ndryshme nga të zakonshmet me lëshim të menjëhershëm, pra që e lëshojnë substancën aktive më shpejt dhe që nuk janë të përfshira në këtë rishikm”, saktëson Agjencia,.
Procedurat standarde për vlerësimin dhe menaxhimin e overdozës dhe helmimit nga paracetamoli janë realizuar për produktet me lëshim të menjëhershëm. Gjatë viteve të fundit ka pasur një sërë rastesh të mbidozimit me tableta paracetamoli me lëshim të modifikuar, gjë që sugjeron se procedurat standard mund të mos jenë plotësisht të përshtatshme për trajtimin e mbi-dozimit të paracetamolit. Rishikimi do të zbatohet nga Komiteti i Vlerësimit të Risqeve për Farmakovigjilencën (PRAC), pas një kërkese nga ana e Agjencisë rregullatore suedeze. PRAC do të vlerësojë provat në dispozicion me qëllim që të përcaktojë riskun e mbidozimit të paracetamolit të modifikuar dhe me lëshim të zgjatur dhe nëse është e nevojshme të prezantohen masat shtesë. Ndërkohë pacientët që kanë shqetësime në lidhje me trajtimin duhet të flasin farmacistin ose mjekun e tyre.