Vizita nefrologjike është kontrolli mjekësor për të vlerësuar shkallën e funksionalitetit të veshkave, d.m.th gjendjen e tyre shëndetësore.
Përse shërben vizita nefrologjike?
Vizita Nefrologjike behet për diagnostikimin apo përjashtimin e sëmundjeve kryesore të lidhura me veshkat, të tilla si: insuficensa e veshkave (kronike ose akute), gur ne veshka, cisteve renale, infeksionet e rrugëve urinare, kancerit të veshkës dhe rrugëve urinare, presionin e lartë të gjakut.
Kjo sidomos kur rezultatet e analizave të gjakut dhe te urinës tregojnë vlera të ndryshuara ose prania e gjakut në urinë, ose prania e simptomave që mund të lidhen me sëmundjet nefrotike.
Pacientët diabetikë duhet rregullisht t’i nënshtrohen kontrollit të funksionit të veshkave, pasi sheqeri i lartë i gjakut shkakton përkeqësimin e tyre.
A ka rregulla për përgatitje?
Për vizitën nefrologjike nuk ka rregulla të parapërgatitjes.
Çfarë bën mjeku gjatë një vizite nefrologjike?
Nefrologu, duke pasur informacionin e mbledhur mbi historinë mjekësore dhe mënyrën e jetesës se pacientit, të ndonjë sëmundje në vazhdim, raste në familje të sëmundjeve të veshkave dhe të zemrës, llojin e ushqyerjes, pirjes së duhanit, alkoolit, përdorimin e ilaceve , urinimi gjatë ditës dhe gjatë natës, niveli i aktivitetit fizik etj, i vlerëson të gjitha testet tashmë të kryera nga ai dhe vazhdon me matjen e presionit arterioz.Keshtu, nëse e shikon se është e nevojshme, mund të përshkruaj disa ekzaminime për një diagnostikim më të hollesishëm.
Ekzaminimet plotësuese instrumentale dhe diagnostikuese
- Ekofrafi të veshkave dhe fshikëzës
- Biopsi
Mjeket
