Çfarë është vizita  nefrologjike?

Vizita  nefrologjike  është kontrolli mjekësor për të vlerësuar shkallën e funksionalitetit të veshkave, d.m.th gjendjen e tyre shëndetësore.

Përse shërben  vizita nefrologjike?

Vizita Nefrologjike behet për diagnostikimin apo përjashtimin e sëmundjeve kryesore të lidhura me  veshkat, të tilla si: insuficensa e veshkave (kronike ose akute), gur ne veshka, cisteve renale, infeksionet e rrugëve urinare, kancerit të veshkës dhe rrugëve urinare, presionin e lartë të gjakut.

Kjo sidomos kur rezultatet e analizave të gjakut dhe te urinës tregojnë vlera të ndryshuara ose prania e gjakut në urinë, ose prania e simptomave që mund të lidhen me sëmundjet nefrotike.

Pacientët diabetikë duhet rregullisht t’i nënshtrohen kontrollit të funksionit të veshkave, pasi sheqeri i lartë i gjakut shkakton përkeqësimin e tyre.

A ka rregulla për përgatitje?

Për vizitën nefrologjike nuk ka rregulla të parapërgatitjes.

Çfarë bën mjeku gjatë një vizite nefrologjike?

Nefrologu, duke pasur informacionin e mbledhur mbi historinë mjekësore dhe mënyrën e jetesës se pacientit, të ndonjë sëmundje në vazhdim, raste në familje të sëmundjeve të veshkave dhe të zemrës, llojin e ushqyerjes,  pirjes së duhanit, alkoolit, përdorimin e ilaceve , urinimi gjatë ditës dhe gjatë natës, niveli i aktivitetit fizik etj, i vlerëson të gjitha testet tashmë të kryera nga ai dhe vazhdon me matjen e presionit arterioz.Keshtu, nëse e shikon se është e nevojshme, mund të përshkruaj disa ekzaminime  për një diagnostikim më të hollesishëm.

Ekzaminimet plotësuese instrumentale dhe diagnostikuese

  • Ekofrafi të veshkave dhe fshikëzës
  • Biopsi

Mjeket

Dr. Marsida Kasa
Dr. Marsida Kasa