Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë i jep lamtumirën sot infermieres Vilma Sopi (Pinari), e cila ndërroi jetë ditën e martë, në datën 20 shtator 2022, pas një sëmundje të mundimshme prej thuajse një viti.
Vilma ishte infermierja e parë e Poliambulancës “Atë Luigji Monti” dhe ka punuar për rreth 30 vite me profesionalizëm dhe përkushtim.