Big News!!!_DSC1331

Fondacioni dhe Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit te Mire” kane përmbushur me sukses implementimin e SMSI (Sistemi i Menaxhimit te Sigurise Informatike) duke u pajisur me certifikaten ISO/IEC 27001:2013: Per Menaxhimin e Sigurise Informatike.

Çfare eshte ISO?

ISO (International Organization for Standardization) eshte organizata boterore per hartimin dhe publikimin e standarteve nderkombetare ne fusha te ndryshme. ISO ofron mjete dhe udhezime praktike per te organizuar dhe perballur me sukses sfidat e sotme globale neper institucione. ISO ka nje sere standartesh ne fushen e Shendetesise dhe Sigurise, Sherbimeve, Ushqimit, Teknologjive te Informacionit etj.

Standartet ISO garantojne qe produktet dhe sherbimet jane te sigurta, te besueshme dhe te nje cilesie te mire.

Çfare eshte ISO 27001 ?

Familja e standarteve ISO 27000 (27k) ndihmon institucionet te mbajne asetet e tyre informatike te sigurta.

Perdorimi i ketyre standarteve ndihmon institucionet te menaxhojne sigurine e aseteve te tilla si informacionet financiare, pronat intelektuale, te dhenat e punonjesve apo informacione te tjera qe i jane besuar institucionit nga pale te treta (p.sh ne rastin tone te dhenat e studenteve). Studente: Rrini te qete, te dhenat tuaja ne UNIZKM jane me te sigurta se kurre.

Çfare eshte nje ISMS (SMSI) ?

Nje SMSI eshte nje qasje sistematike per te menaxhuar informacionet sensitive te kompanise, per ti mbajt ato te sigurta. SMSI perfshin njerezit, proceset dhe sistemet IT, duke integruar procese te menaxhimit te riskut.

Çfare ndryshimesh pritet te sjelle ky certifikim?

Fondacioni dhe Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit te Mire” prej vitesh ka implementuar, perdorur dhe permiresuar proceset e punes qe te jene sa me konform standarteve europiane dhe praktikave me te mira te keshilluara.

Ne fushen e IT, ky certifikim implikon standartizimin dhe integrimin e te gjitha procedurave, sistemeve IT, aseteve dhe burimeve njerezore ne nje sistem unik.

More Info