Poliambulanca “Atë Luigji Monti”, struktura e parë e hapur nga Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë ofron shërbimet e saj për pacientët prej më shumë së 20 vitesh në Shqipëri.
Në një godinë të rikonstruktuar së fundmi në qendër të Tiranës, stafi i kualifikuar mjekësor i Poliambulancës operon në specialitete të ndryshme.
Një ndër shërbimet e fundit që Poliambulanca ka sjellë për qytetarët është Day Surgery, që nënkupton kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale një ditore.
Mëposhtë po ju sjellim fotografi të shkrepura gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale të tillë të realizuar pranë Poliambulancës “Atë Luigji Monti”.
Operacioni i hernies epigastrike u realizua nga Prof. Dr. Francesco Rulli, Drejtor i Departamentit të Shkencave Kirugjike në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Poliambulanca ofron shërbime cilësore dhe me çmime mjaft të favorshme, në këto specialitete si: alergologji, dermatologji, ekografi, gjinekologji, kardiologji, endokrinologji, neurologji, angiologji, kirurgji digjestive, onkologji, gastrohepatologji, ortopedi, radiologji, laboratori i analizave, otorinolaringologji, infektologji, urologji, reumatologji, kardiologji pediatrike.
Gjithashtu kjo strukturë shëndetësore është e lidhur me Klinikën Stomatologjike dhe me Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive (Klinika fizioterapeutike), që ndodhen në ambientet e kampusit universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”.
[/fusion_text]