Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë i jep lamtumirën sot infermieres Vilma Sopi (Pinari), e cila ndërroi jetë ditën e martë, në datën 20 shtator 2022, pas një sëmundje të mundimshme prej thuajse një viti.
Vilma ishte infermierja e parë e Poliambulancës “Atë Luigji Monti” dhe ka punuar për rreth 30 vite me profesionalizëm dhe përkushtim. Ajo nuk është më midis nesh, por jeton çdo ditë me ne. Mirësia dhe buzëqeshja e saj është shpresë për të gjithë të sëmurët të cilëve i përkushtoi jetën, për kolegët dhe miqtë e saj, për familjen e saj, sepse njerëzit që dinë jetojnë jetën në shërbim të të tjerëve, nuk vdesin.
Mirënjohje dhe respekt e dashur Vilma, për atë që ishe dhe mbete: fisnike, e përkushtuar, e palodhur, kolege dhe shoqe e mrekullueshme! U prehsh në paqe!