Lajm i bukur, për gjithë vogëlushët nga mosha 8- 12 vjeç, të cilët kanë nevojë për një trajtim ortodontik.

Ftojmë të gjithë vogëlushët  nga mosha 8- 12 vjeç, të bëhen pjesë e “garës” për  vizatimin më të bukur me temë:  “Dhëmbët e mi të vegjël dhe kujdesi për ta”.

Vogëlushi që merr më shumë pëlqime në vizatimin e tij, do  të përfitojë si dhuratë nga klinika jonë aparatin për drejtimin e dhëmbëve.

Mos harroni të ftoni gjithë të dashurit tuaj të bëhen ndjekës të faqes sonë përpara se t’i bëjnë “LIKE “vizatimit !😊Detajet e proçesit si më poshtë:

 

PJESËMARRËSIT.

Në aktivitet përfshihen fëmijët e nga mosha 8 deri në 12 vjeç.

PROÇESI

  • Vogëlushët duhet të bëjnë vizatimin dhe të vendosin emrin në fund të tij!
  • Vizatiminmund ta dërgoni në :
  • email:stomatologjia@fzkm.org
  • në inbox
  • në klinikën tonë

AFATET

  • Afati fundit i dërgimit të vizatimit do të jetë data 20 Prill.
  • Data e postimit të vizatimeve në faqen tonë do të jetë data 21 Prill.
  • Vizatimet do të qëndrojnë të postuar deri më datë 30 Prill .
  • Personat që do t’i bëjnë LIKE vizatimit duhet më parë t’i bëjnë like faqes sonë.

SHPALLJA E FITUESIT

Që nga moment i shpalljes së vizatimit fitues, vogëlushi ka të drejtë të vijë pranë klinikës sonë, për një konsultë falas dhe për të përfituar aparatin dhuratë, deri në fund të muajit Qershor 2021.