Te gjithe e njohin shprehjen “Kurioziteti vrau macen”.

Por nese macet do te kishin pèr ne nje shprehje,  si mund te ishte ajo?  Nese ato do te flisnin, do thoshnin kete per ne: “kurioziteti i ben njerezit te cmenden deri sa ta gjejne ate cka kerkojne”.

Ne boten dentare, ka shume raste dhe  te vecanta per te gjetur. Ketu jane kater kondita te vecanta dhembesh per te kenaqur kuriozitetin tuaj.


Fuzioni dentar ndodh kur dy dhembe te vecante bashkohen per te formuar nje dhembe te vetem me te madh. Ne fillim dhembet krijohen si dy sythe te vecante , por bashkohen ne nje dhemb te vetem mbi siperfaqen e mishit te dhembeve. Pervec faktit te dhembit qe duket me i madh, ju mund ta dalloni kete bashkim dhembesh kur personi ka nje dhembe me pak sec duhet te kishte.

Konkreshenca eshte po i njejti fenomen si edhe fuzioni dentar, por e vecanta e ketij rasti ndryshe nga bashkimi i dhembeve ndodh nen siperfaqen e mishit, kur rrenjet e dhembeve shkrihen bashke dhe formojne nje rrenje te vetme. Ne siperfaqe dhembet duken normal, por nen siperfaqe e mishit rrenjet e tyre jane te bashkuara. Keto anomali tregojne sesa te rendesishme jane radiografite. Nese njeri nga dhembet duhet te hiqet, por eshte i prekur nga fenomeni i binjakezimit te rrenjeve, dentisti duhet te beje nderhyrje mbi dhembe per ti ndare. Ngjitja e dhembeve, ne rrenje apo ne kurore , nuk perben asnje rrezik mbi shendetin e pacientit por dentisti juaj duhet te jete ne dijeni dhe ti mbaje nen kontroll.

Kjo anomali mund ta kete emrin e gjate, por fatmiresisht eshte nje anomali shume e rralle e dhembeve, qe prek vetem 1/175000 njerez. Fibroma gingivale e trasheguar (HGF) ndodh kur mishi i dhembeve zgjatet me shume. Ka lloje te ndryshme te fibromes gingivale te trasheguar, por simptomat e pergjithshme perfshijne levizjen jonormale te dhembeve si dhe veshtiresine ne pertypje dhe ne te folur. Kjo anomali nuk rrezikon jeten, por duhet te trajtohet me qellim qe te permiresohet cilesia e jeteses.

Dhembet e peshkaqenit jane me te zakonte se sa ne mendojme. Kjo eshte dalja e dhembeve te perhershem para se te bien dhembet e qumeshtit, gje qe i ben te duken si dy shtresa dhembesh te ngjashem me dhembet e nje peshkaqeni. Zakonisht dhembet e peshkaqenit bien vet, thjesht duhet pritur qe organizmi i femijes ta beje kete gje.
Gjithesesi nese dhembet e perhershem rriten plotesisht dhe dhembet e qumeshtit nuk kane rene ende, renia e dhembeve mund te mos behet vet. Nese dhembet shkojne deri ne kete pike, ju duhet te kontaktoni dentistin tuaj per te hequr dhembet e qumeshtit.

Nese ju apo dikush qe ju njihni jeni prekur nga nje nga keto anomali te rralla dentare, nuk eshte e nevojshme te shqetesoheni. Keto gjendje perjashtuar fibrozen gingivele te trasheguar HFG, ndodhin ne dhembet e qumeshtit dhe gjeja me e mire qe mund te behet eshte te drejtoheni tek mjeku juaj stomatolog per nje check-up te zakonshem.