Konservativa është dega e stomatologjisë që ka për qëllim zëvendësimin e strukturës së munguar të dhëmbit si rezultat i proceseve karioze, traumave dentare dhe trajtimet të cilat eleminojnë problematika të pacienteve që lidhen me estetikën .
Trajtimet konservative konsistojnë në eleminimin e proceseve karioze duke ruajtur sa më shumë të jetë e mundur strukturën e dhëmbit dhe zëvendësimin e strukturës së munguar me materiale që ofrojnë rezultate estetike dhe funksionale të ngjashme me dhëmbin.
Faktorët që shkaktojnw kariesin e dhëmbëve janë të shumta. Ndër këto janë:
- bakteret
- sheqeri
- faktorët gjenetik
- mosha
Kariesi dentar shkaktohet nga bakteret, që nuk janë asgjë më shumë se mikroorganizma qe zakonisht janë të pranishme në gojë, në formën e pllakës dentale. Kjo është arsyeja pse forma e parë e parandalimit të kariesit konsiton në një ‘higjienë orale të kujdesshme’.
Bakteret ushqehen me mbetjet e ushqimit (veçanërisht nga sheqeri) dhe prodhojnë metabolite me ph acidi që përcaktojnë shkrirjen e smaltit. Ky i fundit merr një pamje poroze në atë që është quajtur “karies sipërfaqesor” dhe që ka karakteristikën e të qënit gjithmonë asimptomatike.
Në të kundërtën, kur smalti i dhëmbit është kariuar plotësisht, bakteret janë në gjendje të arrijnë në dentinë, e cila karakterizohet nga një përmbajtje më e madhe organike dhe përshkohet nga kanale të vogla. Procesi i kariesit vazhdon me një ritëm më të shpejt dhe bëhet kavitet kur dentina është shkatërruar plotësisht.
Sa më shumë kariesi i afrohet indit pulpar, aq më shumë bakteret dhe produktet toksike të proçesit të degradimit janë në gjëndje të aktiviojnë proçeset inflamatore përmes kanaleve. Vetëm nga ky proçes vjen simptomatologjia e dhimbjes, e cila karakterizon kariesin e thellë: Pulpitin.
Kur procesi i kariesit është në fazën fillestare, pacienti nuk do të ndjejë asnjë siklet të vogël. Për këtë arsye vetëm nga kontrollet periodike me dentistin tuaj, mund të bëhet e mundur identifikimi i shenjave të para të prishjes.
Kur prishja arrin një thellësi të caktuar, pacienti fillon të ndjeje disa besdizjese në prani të stimujve të caktuara të tilla si:
- Dhimbje ndaj të nxehtit dhe të ftohtit
- dhimbje kur bluan ushqimin
- dhimbje në prani të ushqimeve me përmbajtje acidi dhe / ose sheqernave
Kur prishja e dhëmbëve vazhdon të përparojë deri sa të arrijë pulpën dentare (Endodontia), simptomat ndryshojnë:
- Dhimbja bëhet spontane
- Dhimbja është intensive (Pulpiti)
- Dhimbja përhapet edhe ne zona te tjera të fytyrës
Terapia e kariesit simptomatike dhe / ose cavitale konsiston në heqjen e indeve te kariuara nëpërmjet përdorimit të mjeteve mekanike ose manuale, dhe ne mbushjen e kavitetit te mbetur me materiale të ndryshme estetike (kompozit, cementi vetroionomer, intarset ne ar ose ne qeramikë), ne varësi të kërkesave estetike dhe funksionale.
Për parandalimin e prishjes së dhëmbëve është e rëndësishme që pacientët t’i nënshtrohen së paku dy herë në vit për seancat e kontrollit periodik dhe higjienës orale: prandaj është e nevojshme, të vizitoni dentistin tuaj.
Po aq e rëndësishme është dhe angazhimi me një higjienë te kujdesshme orale të përditshme në shtëpi, me ndihmën e mjeteve të tilla si pastë dhëmbësh, furçë dhëmbësh dhe filli interdental.
Vlen të kujtohet se fluori ka aftësinë për të rimineralizuar smaltin e dhëmbëve, për të bllokuar rrugët metabolike te baktereve përgjegjës për kariesin dhe për të reduktuar aderimin bakterial në sipërfaqet e dhëmbëve.
Praktika e dobishme e parandalimit primar të kariesit është silanizimi i dhëmballëve të parë tek fëmijët e moshës 7-8 vjeçare.Mbyllja e kreshtave dhe e gropëzave me një likid fluid, mbron dhëmbin nga sulmi i acideve të baktereve.
Mbushjet dentare sigurisht janë praktika më e zakonshme në çdo praktikë stomatologjike, por jo për këtë më pak e rëndësishme se të tjerët. Sot, e reja qëndron në përdorimin e kompoziteve, materiale rezinoze, të cilat lidhen me dhëmbin sipas një skemë micromekanike e përcaktuar si një shtrese hibride.
Në treg ka një shumëllojshmëri të gjerë të këtyre produkteve dhe çdo shtëpi prodhuese ndryshon disa përbërës në lidhje me të tjerat, por një tipar i përbashkët mbetet: ndryshueshmëria e madhe e ngjyrave. Masa e dentinës, e smaltit, e transparencës, e opaleshencës dhe e opakut japin mundësi për të krijuar restaurimet pothuajse të padukshme. Natyrisht kjo varet nga operatori, i cili duhet të jetë në gjëndje për të gjetur ngjyrën e duhur, por mbi të gjitha për t’i dhënë formën e duhur.
Ky teknikë e re stomatologjike ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si operon mjeku stomatolog duke i dhënë mundësinë e restaurimit të dhëmbëve të pëparëm (veneers direkte, veneers indirekt) dhe dhëmbët e pasëm (mbushjet direkte, mbushjet indirekte ose inlays) me dy avantazhe të mëdha në krahasim me teknikat tradicionale: të qënurit konservativ ndaj substancës së dhëmbëve dhe i jep vlera të rëndësishme estetike.
Përveç kësaj, përdorimi i këtyre materialeve “ngjitëse” kanë lejuar një eliminim të plotë të materialeve metalike si Amalgami.
Kur është e nevojshme për të zëvendësuar një sasi të konsiderueshme të substancas së hequr së dhëmbit, dentisti mund të vendosë për të kryer një punim të quajtur Inlay, e cila është një mbushje më komplekse që realizohet në laborator dentar. Pasi verifikohet përshtatshmeria e punimit, dentisti do të vazhdojë me cementimin e tij duke verifikuar dhe mbylljen e duhur dentare. Inlay është realizuar duke përdorur materiale estetike të tilla si qeramike ose kompozite, duke e realizuar në bazë të zgjedhjes së ngjyrës në një mënyrë të tillë që të jetë në ngjashmëri me dhëmbët përreth.
Përparësitë kryesore të Inlay-t konsistojnë në rindërtimin e një dhëmbi shumë të dëmtuar duke e mbrojtjur sipërfaqen përtypëse së dhëmbit dhe parandalimin e thyerjeve vertikale të rrënjës, pa qënë nevoja për të përdorur kurora protezike si këllefi. Inlay është e indikuar veçanërisht në rastet e dhëmbëve devital të cilat, duke qenë shumë të brishtë, kanë nevojën e mbrojtjes së veçantë.
Në te shumtën e shërbimeve të mbushjes në stomatologji kryhen duke përdorur digën, një fletë gome që shërben për të izoluar fushën operatore, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i thatë, ku materialet e mbushjes ngjiten në kushte optimale.
Endodontia nga vetë përbërja e fjalës “end-odont” që do të thotë “brenda dhëmbit” është një shkencë mjeksore në fushën e stomatologjisë që ka për qëllim indet e buta në brendësi të dhëmbit, patologjitë e lidhura me to dhe trajtimet përkatëse.
Trajtimi endodontik është i nevojshëm kur pulpa e dhëmbit inflamohet për shkaqe të ndryshme siç mund të jenë një karies i thellë apo trauma të dhëmbit të cilat shkaktojnë edhe nekrozën (vdekjen) e pulpës. Shpesh nekroza sjell dhe formimin e infeksioneve që arrijnë në pjesën kockore duke formuar atë që quhet absesi dentar kronik ose akut. Të gjitha këto situata zgjidhen me terapinë endodontike të dhëmbit, e cila konsiston në pastrimin e dhëmbit nga pulpa e inflamuar ose nekrotike, përpunimin e sistemit kanalar me instrumetet përkatës dhe mbushjen e këtij sistemi me materiale biokompatibel.
Në klinikën tonë kjo terapi realizohet nën anestezi me ndihmën e instrumentave nikel-titanium (MTwo), përdorimin e lokalizatorëve të apeksit dhe sistemit izolues të digës (rubber dam) si dhe kontrolleve radiografike gjatë gjithë procedurës në mënyrë të atillë që rezultati të jetë sa adeguat dhe i sigurtë për një periudhë sa më të gjatë kohore dhe pacientit ti ofrohet profesionaliteti dhe komforti maksimal.
NA NDIQNI