Federata Ndërkombëtare e Universiteteve Katolike (ICFU), në mbledhjen e datës 6 qershor 2016 mbajtur në Paris, ka pranuar kandidaturën e Universitetit Katolik ZKM për t’u bërë anëtar i saj me të drejta të plota.

ICFU përbëhet nga më shumë se 219 universitete dhe institucione katolike të arsimit të lartë dhe ka për qëllim të nxisë zhvillimin e arsimit të lartë sipas kritereve të cilësisë, vazhdimësisë dhe autonomisë.

ICFU përfaqëson universitetet katolike pranë organizatave ndërkombëtare (si OKB-ja, UNESCO, Këshilli i Evropës, Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, etj.) dhe bashkëpunon me to.

Në rrjetin e universiteteve katolike përfshihen, në kuadrin e projekteve të përbashkëta kërkimore, bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve, edhe jo të krishterët dhe jo besimtarët.

http://fiuc.org/en/docs/membership/list_of_members/albania

3a14b92e-f073-48ab-9a4d-850f829894e9